Tregomë mua
sonte ma në fund!
Pse kerkon të fshehësh dëshpërmin?
Ti që dimrat drodhe me një furk,
Ti që vatrën ngrohe me një frymë
Thuam sonte
buza pa t’u dridhur
pa ofshama malli
pa mejtim,
ku është zemra jote e madhe
ku ësht shprti Yt Ilir?
Herët që pa gdhirë
kur ngrihesh,
të gatuash buken si askund;
A s’më ndih’ mua,
krejt t’marrin?
A s’më ledhaton Ti flokët
si dikur?
Kur dikush një lajm t’sjell
prej s’largu,
Kur Ti zemër merr për pak
si flutur;
A s’të duket Zoti i padhimbsur?
A s’të thyet zemra
si një gurr?!
Vitet tej përtypin shpresën,
Murret vec dëgjojnë lutjet-lumë,
Thuam sonte;
A mos t’u sos durimi?
Më rrëfe t’lutem;
C’farë në Botë
ka ‘Fund’?
© Copyright Shpetim Alimeta - 28/12/1999 London
