Haruar mbetën disqet në cep,
librat kërkush më s’i hap
si më parë,
nimfat e rrugës
rimel të hirt hutimi
hedhur syve kanë,
e buzëve të kuqe ndopak maraz
Filmat s’mbërijnë më kinemasë
për cudi
dhe miqtë e vjetër
në kafe si shoh si më parë,
Skelete stolash
mbetën mes parqeve,
simbol i një stine me kanibalë
Stadiumi i tharë nga hareja
e gjinkallat për dreq
nuk janë ngjirur;
Tregut me zhurmë
u shurdh njerëzia;
Taksistet me mjekër
të shqyejnë në turrmë.
Tek endem vetëm
rrugëve pa të njohur,
kërkoj të gjej ndonjë romancë…
Në ka dicka
që duhet mëshiruar,
është kjo shëtitore
e kjo Vjeshtë e ngrohtë.
© Copyright Shpetim Alimeta May 1998 London
