Monday, October 23, 2006

Ne tē zakonshmit

Ne sot tē fundit u zgjuam
me pērtes kafenē e pimē,
ngadalē nē dritare rrobat nderēm
nje tavoline sterile pēr veten shtruam
banjo me avull
gatitēm me kujdes,
gazetat e tē Dielēs
shfletuam pa ndonjē kureshtje
kēpucet bojatisēm pēr nesēr.
Dhe kur dita ngrysej
Per hir tē traditēs
Ca serialē televiziv pamē
pa ndonjē qellim
Picēn e zakonshme porositēm
T’n’a e sjellin te dera,
………………………

Ne tē zakonshmit,
veshje tē njellojta perdorim
rrugēs pa u vērejtur ecim,
makina tē zakonshme ngasim,
fjalē tē pa jeta flasim,
pershtypje nuk bejmē,
kondom pērdorim gjithmonē,
nuk njohim gjitonet
dhe zakonisht nuk votojmē.

Ne tē zakonshmit
Ngrohemi nga i njējti Diell i zakonshēm
Hije mbi tokē bejme
Dhe ajer si gjithē tē tjerēt thithim
Kur lindim e kur vdesim
asnjeri s’na vēren

Ne tē zakonshmit;
Tē pazakonshēm
Jemi nē numēr

Copyrights © Shpetim Alimeta Londēr 1999