Sunday, October 01, 2006

Brenga e Panit

Brenga e Panit


Fyelli i lënduar;
Orët e tua
të tjera liqene muzash
të tjera vatra zjarri
po ndezin tani.

Zani i zemrës
përgjum
jen e hime
përkedhel me zhuka
në agimin e pyllit
me Oiii

Ehh, fyelli i cobanit
me pagure tharë
epshet vajz
ërore
në ritmin e pyllit
vaditi pa fjalë

Tej në kallamishte
kur Era vajin hedh,
Eko shkon zbuluar
sikur është një Zanë,
sikur është
një drer.

Fustani i mikeshës
sorkadhet c’i zgjoi
u avit dhe
Hëna
pllajën të lulnoj


© Copyright Shpetim Alimeta - 1999 London