Sunday, October 01, 2006

Lutja

Lutja

Ky mëngjes Riviere
atëhere,
tretur do t’jetë
Zallishtes së bregut
shkujdesje pushimesh
s’do kemi.
Kafetë dhe gazetat
do nxijnë pasdrekash
seancave të prehjes sonë të lodhur.
Kepucët e Carlit
në kishë a xhami
Godoja do vesh’.
Tek Parku i Tiranës
dashurite kur t’ndizen,
ushtarë manjakë
dhe policë të dehur,
nga dheu do mbijne.
Fjalime patetike për Besën
pabesia ka per t’i mbajtur
tek sheshi i Heroit.
Aparatet e vjedhur ‘Olimpus’
lypsave në trotuare
fotografë të shumtë diletantë
kane per t’u dhuruar
me deshirë.
Vapa e nxeht e asfaltit
kioskat mizerie
ka për t’i zhuritur në mesditë
si një ëndërr e marrë.
Ambalazhet, qeskat e pista,
kokrrat e shalqinjëve,
e gjithë hedhurinat e qytetit,
në një kortezh Disney
Bashkisë kanë për t’i kënduar
përgjat Bulevardid të Madh:
“Haleluja, hale, hale…
Haleluja, hale, hale…luja!”

Bananeshitësit e lumtur,
Viza dhe pashaporta të rreme
kanë për të shpërndarë
ligjerisht.
Dhe Ti menjëherë
Lutjen time
ke per t’kujtuar.

© Copyright Shpetim Alimeta - Dhërmi / Vlore 1994