Si humbëm kështu !?
Metrove pa ajër dhe rreze Djelli,
blloqeve me trafik të zhurmshëm.
Pa një Hënëz Prilli,
pa një mimozë,
mizërisë t’pafund të zyrave
pa një gjethe pendimi.
Ne, që midhje të gjalla
dikur përpinim buzë detit,
tani vec rrufisim kafenë e shkretë
shërbyer me gotë kartoni.
Si u tretëm kështu !?
Shkretëtirës pa shpirt të konsumit;
pa një fëshkëllime mëngjezi
poshtë ballkonit
për një siluete të njohur
me një grusht portokallesh
prej Jonit.
Ne që serenatë për vajzat
e konviktit
derdhnim lumë;
Ne, që plazhit digjeshim
për gjumë.
Si u zhdukem kështu?!
Rrugëve të kërkimit,
pa një piknik shokësh
Parkut të Shtatorit
me Raki Skrapari
përmalluar.
Pa një udhëtim studentor
vagonave të trenit pa biletë,
mbështjell me tym duhani
dhe ndonjë Loletë
Ne, që gdhiheshim
t’u qesh dhe me ‘Byronë’,
tani humorin e paskemi pa jetë.
© Copyright Shpetim Alimeta

Për Miqtë e mi, brezit të Dhjetorit '90-të, kudo që janë...