Sunday, June 18, 2006

Përsiatje përpara Stinorit të Filmit Shqip në Londër 5 gjer 9 Tetor ‘05

Përsiatje përpara Stinorit të Filmit Shqip në Londër 5 gjer 9 Tetor ‘05

Per Gazeten ‘ALBANIA’

Nga Shpetim Alimeta

26 Gusht 2005

Tre jave para Festivalit I Ballkanik te Filmit ne Ipswich, aty nga fundi i Qershorit te motit 2004, u ndesha ne rruge te madhe me nje shqiptar te mire prej Gjilani.

Une njihesha me kete njeri punetor dhe familjar te ndershem prej viteve te punes sime me Keshillin Britanik te Refugjateve. Duke ndjere peshen e puneve dhe pergjegjsive te tij si baba i disa femijeve dhe duke menduar fundjavat e tija plote rendje prinderore zgjata doren dhe i dhashe dy ftesa me bileta te parapaguara nga Qendra Kulturore Ballkanike.

Kujtova fluturimthi, sa kerkues jane femijet tane dhe sa te shtrenjta jane shijet e tyre ketu ne Angli!

Ne prinderve ngase rendim per te plotesuar kerkesat e tyre harojme shpesh, gjer ne vetmohim, veten tone dhe shokun e jetes. Kjo ndjenje m’u kujtua aty per aty, edhe sepse sa here qe takohesha me kete njeri te nderuar ose ish duke blere kepuce per cunin, ose qe duke u rrekur me qeska tregu ne njeren dore dhe me akulloren e goces ne doren tjeter, ose duke zgjidh tollombacet e cunit te ngateruara me kalimtaret perqak, ose duke cuar si nje kllocke femijet me nje cader te stermadhe ne shkolle.

Gjithmone kur takoheshim, vija re qe besdisej kur femija qe kish me vete nuk e linte “me ba muhabet me burrat” dhe ish tip qe i donte fjalosjet per ‘me te fundit‘ nga atdheu!

Gjitmone e shihja qe zemren e kishte tjeterkund.

Jo se s’kish deshire te kenaqte femijet. Ohh JO! Kurresesi! Femijet per te qene gjithcka, porse ai kish njohje dhe interesa me te pertejme se sa thjesht keto.

Nje here drejtpersedrejti me tha se do te me ftonte ne shtepine e tij per te para nje VHS me potpuri nga anet tona. I thashe se ““E vlersoja ftesen por nuk e di a do kalojne pese minuta, kur ndonje “i paudhe” si kalamaqte, do te na kerkoje lojra elektronike, nga ato qe une dhe ai s’para i kemi shume per zemer“”. Qeshi dhe pohoi “Qashtu, qashtu as te pin duhan nuk te lejne!” Me vone me tha qe “ajo e mallkuar kaset qe e kafshur” dhe fare nuk shikoheshe se qe e cilesise se dobet teknike, e “s’duhej te me ngeste merak…”

Te kthehemi perseri te takimi yne tre jave para Festivalit Ballkanik te Filmit;

I thashe: ’Keto jane dy bileta te parapaguara dhe kame deshire te jesh ne salle me bashkshorten kur te cfaqet per te paren here nje Film Shqiptar ne Suffolk dhe kur per te paren here ne Britani do te shfaqen nje film nga Kosova‘.

Gjilanasi i mire, e vleresoi lajmin dhe doredhenien time dhe pernjimendi i prekur hapi kuleten per te me paguar biletat me starlinat e fituara me mundim.

I tregova se keto jane te parapaguara nga ’Qendra Ballkanike’ dhe ky ishte nje xhest I natyrshem e miqsor dhe ne e ftonim me kenaqesi.

Pasi na u desh te hidhnim e pritnim monedhat e reja sterlinase dhe pasi terhoqem vemendjen edhe te disa kalimtareve aty pari me kemenguljen dhe krenarine tone Ballkanase ai u bind dhe futi ne kulete biletat dhe sterlinat qe ai insistonte te mi jepte. Ne festival ne kishim mundur te kishim nje nga krijimet e fundit te Gjergj Xhuvanit pervesc krijimeve te regjizoreve me te mire nga vendet e tjera Ballkanike, si Anxhelopulos, Kosturica, Mancevski, Breshan, Mungiu etj. etj.

Me tha se kjo qe “nje befasi e plote” per te cilen ai nuk kish menduar se do realizohej ndonjehere.

Kisha pershtypjen se ai vertet nuk e pikturonte veten e vet ne nje salle komode me kadife te kuqe mu ne mes te Anglise duke pare filma ne gjuhen e vendlindjes. Per me teper, me pyeti disa here per diten e oren e cfaqes sikur donte te sigurohej nese vertet nuk qe nje spekullim apo nje ender.

U pershendetem dhe te dy vazhduam ne punet tona.

E deshi Perendia dhe Festivali Ballkanik i Filmit, i pari ne Mbreterine e Bashkuar, hapi dhe mbylli siparin me sukses. Por une, nje mik besnik shqiptar i kinemase, qe kisha dhene gjithshka per kete projekt domethenes, nuk ndjehesha i ngopur e as i kenaqur. Gazetat shkruajten per të e gjer dhe faqet elektronike te disa Ministrive te Kulturave Ballkanike publikuan me buje lajmin dhe pershkruan ne menyren e tyre kete eveniment. Vetem gazetat shqiptare heshtnin.

Une, plot besim te dy - tre prej tyre qe e quajne veten gazetare, u kisha dhene prioritet dhe informacion disi te privilegjuar duke pasur parasysh edhe posicionin tim prej udheheqesi ne kete projekt dhe duke folur te njejten gjuhe.

Ata - ashtu sikur miku im prej Gjilani ne Ipsuic - nuk erdhen.

Ne naten e filmit shqiptar ne salle kishte me shume britanez sesa shqiptar dhe salla dukej teper e stermadhe nga se shikuesitishin qene te paket. Netet e filmit Rumun dhe Kroat nuk pati me bileta se salla ‘u shqye’ me rumune dhe kroate te ardhur edhe me furgon/minibus nga Londra. Po mendoja nese qe permbajtja opo cilesia i filmit apo kineastet krejt te shkeputur nga ‘humori’ i popullit te tyre qofte edhe ne diaspore por u terhoqa nga ky mendim kur mendova qe filmi kroat “Shpirti i Marshall Titos” qe u shfaq aty s’qe e ndonje ‘humori’ me te goditur apo cilesie me te mire se “Parullat” e Gjergj Xhuvanit. Ehh! thashe me vete tek me kujtohej shprhja e nje miku tim ne kesi rastesh “Jooo, or Jo! S’qe shpata por qe krahu dhe mendja e Skenderbeut…”

Kjo ndjenje e hidhur dhe boshtia e asaj salle tek cfaqeshin kryevlera kinematike dhe shpirti i munduar i artistit tregonte copeza nga jeta jone ne vendlindje me ka shoqeruar si nje mesim i madh mbi natyren e njerezve te mi te nje gjaku ne keto kohe e vise.

Isha jo vetem i derrmuar ato jave pas festivalit nga lodhja e puneve por edhe I raskapitur per te folur me dike rreth sjelljeve dhe vetharrimin, siperfaqsismin dhe neglizhencen e bashkombasve te mi. Megjithese festivali ne vetvete pati sukses dhe une u argetova se tepermi me punen ne vazhdim dhe vlerseimet e Keshilltareve, Kryetarit te Bashkise, disa perfaqsues te zgjuar ndoca dergatave Ballkanike, apo ngazellimin e sponsoreve qe premtuan qysh aty per te mbeshtet festivalin tjeter te radhes, une perseri mbartja nje lemsh ne gjoks.

Ne keto dite pas festivalit ironia me e madhe qe kur takoja pjestar te bashkesise shqipfolese ne Angline e Lindjes.

Ata me qaheshin dhe kerkonin falje qe s’munden te vinin.

Njeri theshte: “dada dida“, tjetri: “ to-to-to“. Te gjith me probleme! Te gjithe me halle!

Thoshnja me vete; “Ose Kjo e shkreta Bote na paskesh mbetur ne duar te shqiptareve per t’u zgjidhur e shtruar ose shqiptaret nuk jane ne kete Bote!” Te gjithe gjejne dicka ku te kapen per t’u cfajsuar! Cdo origjine problemesh jo vetem qe ska lidhje me ta por qenkesh edhe jashte tyre dhe jashte cdo mundesie te tyre per tu shkulur me rrenj. Po le t’I leme filosofirat!

Si nuk doli njeri te thoshte?!:

“Degjo or mik! “Ne kemi vendos te bejme ca paré dhe as qe cajme koke per; film, roman, fotografi, gazete, gjuhe, shkolle, liber, gjeneze, ngjyre, muzike…e ku at di une!”

Apo, si nuk u tregua njeri burre, e te shperthente?!:

- “Boll me me ftesa per gjepura te tilla!” se, “Sot eshte koha per te holla dhe te thata poshte dyshekut, or tai !”

Erdha me kembe ne Toke dhe iu pergjigja Gjilanasit tek me tregonti dhe ky peripecite e tija dhe tek kerkonte falje “ Shiko or mik! Aty te kishe ardhur per vete dhe jo per mua. Nuk ke cme kerkon falje per asgje pasi nuk do vije per mua por per vete dhe gruan tate qe disa muaj me par me ke thene se keni mbushur dhjete vjete qe nuk keni qene ne kinema dhe qe vetem njehere keni par film shqiptar ne Kinema..”

Sot une i pandreqshmi, nje muaj perpara te Parit Festival te Filmit Shqiptar ne Angli, i prekur nga mesazhet miqsore elektronike qe m’u derguan pothuaj nje vite me para nga disa bashkatdhetare te tjere nga Londra, po mundohem te mbaje fjalen qe u dhash atyre tek me pyesnin; “A do te kene fatin te shikojne ndonje film shqip ne skenat e Londres?”.

Perpos edhe Gjilanasi i nderuar, me ka “zënë bé” se do te vije vet i peste” ne Stinorin e Filmit Shqiptar ne Londer më 5 deri 9 Tetor.

Por une kam hequr dore nga ftesat per shqiptaret.

Pasi e kam kuptuar se do kalojne kohe gjersa ne shqiptaret te orientohemi perkah gjerat qe kane rendesi ne jeten e njerit. Do te kalojne kohe perpara sesa ne takuptojme se duke blere nje liber, duke pare nje teater apo duke shkuar ne kinema ne njohim me mire se kush jemi dhe ku shkojme, njohim me mire te miren nga e keqja , duam me shume jeten, vleresijme memen dhe atin.

Ne fund te fundit, si erdhi ajo kohe kur ne u turrem te fundit, te benim nje film per Nene Terezen kur te tjeret kishin kohe qe po vardiseshin per te tjetersuar perkatesine etnike ne laburatoret e njohura kimiko-ballkanike ne celluloid?! Pse s’u kujtuam NE te benim dhe te kerkonim dokumentare filmike me perpara rreth saj?!

Edhe kush? Ne shqiptaret qe dime edhe sa pale te mbathura ka Kemeron Dias ne syrtar apo se ku i shkurton thonjte Xhenifer Lopez në Ameriqi!?

Ó Shpetim Alimeta 26/08/2005