Sunday, June 18, 2006

Intervista per Stinorin e Filmit Shqip ne Londer 2006

Intervista per Stinorin(Festivalin) e Filmit Shqip ne Londer
Botuar tek Gazeta ‘The Albanian’ Londer Gusht 2005

Cfare do te thote per Shpetimin organizimi per here te pare i Nje festivali filmi shqiptar ne Londer?

Organizimi i Stinorit te Filmit Shqiptar te Londres Tetor 2005 eshte nje deshire per te njohur me mire vetvehten. Eshte nje etje per natyren shqiptare, driten, kripen e detit, malet dhe rete barabardha. Eshte nje bisede e vazhduar, here here e nderprere dhe fotografike. Eshte nje deshire e paperballueshme per te pare ndryshimet, jo vetem siperfaqsore por edhe ato te shpirtit te shqiptareve, eshte nje duel i pashpallur mentalitetesh dhe se fundi eshte nje detyrim moral ndaj atyre regjizorve, aktoreve dhe artisteve qe e vuajne dramen(at) e shqiptareve. Dramen e ikjes dhe te braktisjes; dramen e vetshkaterimit, tjetersimit dhe erozionit kulturor qe u pregatit per 4-5 dekadash dhe u shpalos sapo forca qe i shtypte shqiptaret u zhvendos nga faqja e dheut. Por aty do te kete dhe shenja shprese dhe rreze drite dhe sarkazem therese.
Perqasja ndaj Stinorit te Filmit Shqiptar ne Londer 2005 eshte nje tundim per te thene te vertetat dhe per te ndjere te pa thenat. Eshte nje rifreskim i kujdesshem i kujteses per te mesuar leksionet e fundit te historise sone ne menyre qe gabimet te mos perseriten. Eshte nje amanet midis te gjallesh per te pastruar ndergjegjen dhe per te mos mbetur dashakeq ndaj vete Shqiperise, shqiptareve dhe vetvetes. Stinori i Filmit Shqiptar ne Londer 2005 na kujton gjithashtu se; e mira lulezon dhe mbijeton edhe kur gjithshka duket e pashprese. Se midis nesh ka hapsire per te punuar, jetuar dhe dashuruar.
Dhenja e nje mundesie per krijimin e komunikimit midis publikut te ketushem me krijuesit e artit te shtate - Kinemase eshte dicka qe i kalon kufijte e nje shoqate , klubi artistesh apo grupimi kinemadashes.
Krijimi i ketij komunikimi ka rendesi te pallogaritshme te vetpastrimit te gjakut te turbulluar te shqiptareve ne diaspore. Ky komunikim, mendoj une, eshte jo vetem parakusht per te njohur njeri tjetrin, por edhe per te falur njeritjetrin per tema qe na shqetesojne per te kaluaren e afert per te tashmen dhe per te gjithekoheshmen, per ato qe jetojne tok me njeriun dhe qe quhen gjera te jetes ne celuloid.
Sepse ne kemi shume per te falur ashtu sic kemi shume per te ndertuar pas nje periudhe shkaterimesh dhe gerryerjejesh, pas kater dekadash thatesire dhe shterpesire, ne kemi etje kulmore per te thithur nga uji i magjishem i artit te kinemase, ne menyre qe te njohim c'kemi bere, c'kemi dreqosur dhe te mendojme ato qe nuk kemi filluar te bejme dhe qe NEVE na duhen vertet, per gjera te tilla sic jane: dashuria per njeritjetrin, dinjiteti njerzor dhe vetedija njerezore.
Mundesimi i ketij dialogu sysh ; syte e aktoreve me syte e spektatoreve eshte nje tufe bisedash trupore e shiprterore qe NE i kryejme ndonjehere pa vetedije dhe ne enderat tona apo ne seancat e meditimit. Per ato qe njohim dhe dime dhe per ato qe i perfytyrojme ne imagjinaten tone.
Ky dialog pasuron dhe ruan gjuhen tone shqipe qe brezi dyte i shqiptareve ketu ka filluar t'e humbase. Ne kete kendveshtrim eshte nje investim kulturor per komunitetin shqiptar te Mbreterise se Bashkuar dhe atij Londinez ne vecanti.
Sepse dihet qe detajet filmike, imazhet pamore te nderthurura me bisedat filmike apo fjalen jane te pashlyeshme nga kujtesa dhe filmi eshte mjeti fuqiplot i rruajtjes e pasurimit te gjuhes. Ndaj dhe ne duhet te bejme me shume per shumefishimin e krijimtarise filmike dhe tmeresisht me shume per rruajtjen , paraqitjen dhe shperndarjen e filmit shqip.
Nje festival filmi eshte ne funksion te ketij procesi jetik.Sepse duke bere kete; duke ngritur dhe inkurajuar Kinemane Shqipe, NE pasurojme dhe rruajme gjuhen dhe indetitetin tone kombetar, qe eshte, ne fund te fundit, nje pasuri e qenesishme ne familjen e kulturave europiane.
Stinori i Filmit Shqiptar ne Londer 2005 - me 5 - 9 Tetor, do te jete edhe nje auditor ku do te debatohet per te tashmen, per te kaluaren e vone dhe per arthmen e kesaj gjinije mjaft te rendesishme ne spektrin e gjinive te tjera te artit pamor dhe kultures sone kombetare.
Seminari i posacem qe do te mbahet paralel e nga fundi i Stinorit te Filmit, do te kete si synim pikerisht shqyrtimin, reflektimin dhe krijimin e kuvendit te atyre qe u dhemb ky realitet i Shqiptareve i shprehur ne imazhet levizese, te atyre qe e dashurojne gjinine e kinemase, te atyre qe pasurojne gjuhen dhe kujtesen shqipe, te atyre qe ndjejene kohen dhe projektojne radiografine e shoqerise Shqiptare ne levizje dhe drite hije.
Ne vetem sa do te krijojme nje ambient, ku te flitet ne menyre te matur dhe realizem per raportin e artit te shtate ne Shqiperi me shoqerine, shtetin dhe individin. Aty do te flitet per arritjet dhe percapjet e kesaj gjinije ne vitiet e fundit, per disa lindje te veshtira dhe per disa deshtime te rastit dhe pa planifikim.
-Dicka ne lidhje me kete projekt, kur si qysh do te zhvillohet, pjesmarrja, te ftuarit etj
Kjo ngjarje filmike per kinemane shqiptare, eshte e para ne Londer dhe ka ne program krijimet filmike nder me te mirat e viteve te fundit prej kineasteve Shqiptar. Aty do te cfaqen filmat me titra ne Anglisht te regjizorve qe kane bere emer ne valen e katert te regjizoreve shqiptar si: Fatmir Koci, Mevlan Shanaj, Artan Minarolli apo Edmond Budina. Gjithashtu do te kemi perseri kenaqesine te shijojme nje nga krijimet me te mira te Regjizorit te mirenjohur te filmit shume te kerkuar per diasporen shqiptare ne Mbreterine e Bashkuar 'Udha e Shkronjave'- Zotit Vladimir Prifti ne krijimin e tij me te fundit "Dasma e Sakos". Vladimir Prifti, se bashku me Dhimiter Xhuvanin dhe Zoti Isa Qosja nga Kosova Film perbejne nje treshe te paperseritshme nga fondi me i mire i kinematografise qe flet shqip dhe mundet te themi se prezenca e tyre ne ditet e Stinorit te Filmit ne Londer, do te jete nje nga surprizat me te kendshme dhe kersherite e publikut, pergjat diteve te stinorit.

Po keshtu ne kemi nderin te paraqesim perpara publikut Londinez, krijimet e nje brezi me te ri te krijuesve te sukseseshem nga Shqiperi e Kosova si Zoti Bujar Alimani, Burbuqe Berisha dhe Eno Milkani e Astrit Hyka dhe kjo do te jete nje tjeter frymemarje e fresket per kinematografine Shqiptare per te cilen publiku mezi pret qe ta shikoj. Une mendoj se keta kineaste sapo kane filluar te tregojne vetem 'majen e ajsbergut' nga bota e tyre premtuese.
Ne kemi shume ende per te pare nga keta talente te reja te Kinemase shqipefolese te niveleve evropiane. Filmat e tyre ne Stinaroin e Londres do te shuajne vetem nje kersheri qe keta emra te rinj kane krijuar me kameran e drejtuar mjaft thelle ne shpirtin e shqiptareve.

Ambjenti ku do te zhvillohet do te jete i nje kalibri dhe rangu me te larte Londinez si Riverside Studios Cinema. Ne vjeshten e 2005-ses te Londres nga 5 deri me 9 Tetor, shikuesit do te kene rastin te shikojne imazhet me te diskutuara te nje kinemaje ne rritje dhe zhvillim, te nje kinemaje qe po krijon profilin e saj duke lene pas periudhen e pas-diktatures dhe duke rritur gjithmone e me teper numrin e te interesuarve brenda dhe jashte Shqiperise.

Dhe ne diten e fundit Te Djelen me 9 Tetor 2005 pas dite do te shfaqen dhe diskutohen krijimet e nje brezi tjeter qe sapo ka nisur te hedh hapa te para ne aventuren e magjishme qe quhet KINEMA apo FILM. Ky do te jete nje rast i mire per te pare krijuesit e rinj qe jetojne ne Londer apo MB dhe qe kane preardhje nga Shqiperia apo Kosova. Te ftuar do te jene dhe Regjizore me pervoje nga Shqiperia dhe Kosova se bashku me nje te ftuar special qe do te ligjeroje per ceshtjet me te prekeshme dhe themelore qe shqetesojne sot krijuesit dhe regjizoret shqiptar te te gjitha brezave. Aty do te shkembehen ide dhe pervoja, do te lidhen miqesi dhe kontakte te fryteshme duke bashkuar keshtu kater breza kineastes ne nje jave te vetme ne Londren e vjeshtes 2005.
Ne fakt ne kete aktivitet te rendesishem per kineastet shqiptare ne pergjithesi, jane perfshire shume dashamires te filmit ne shqip te cilet kane dhene pa kursyer: kohen e tyre te cmuar, energjite dhe talentet e tyre organizuese, ndihme private financiare me te vetmin synim qe filmi shqip, kjo kinema qe NE kemi, te kete shikuesit e saj edhe ketu ne Angli.
I kemi hyre ketij projekti fisnik me qellime art-dashese dhe per nxitjen dhe perhapjen e kinemase shqiptare. Synimet tona jane thjesht dashamirese karshi kinemase dhe eshte e tepert te flitet per kostot dhe 'maloret e rastit'. Nje festival filmi ne mes te Londres eshte shume i kushtueshem, por dikush duhet ta beje kete dhe ne mirepresim ndihmen e mrekullueshme te Zt Fadil Maqedonski Restorant KOHA-s dhe te Zotit Nik Berisha prej Alantravel Group te cilet na e bene te disi te lehte barren.
-Cili do te jete mesazhi qe mendoni qe do te percjelle ky Festival per shqiptaret?

Ky Festival filmi, apo sic e quajtem ne ate, Stinor i Filmit Shqiptar, do te percjelli mesazhe qe vete rregjizoret kane perkushtuar talentin e tyre. Ne vetem sa japim nje mundesi per te shprehur dhe per te debatuar duke mundesuar zhvillimin e artit dhe kultures Shqiptare por dhe duke njohur Shqiperine ne Metropolitin e Londres, duker lidhur urerat e miqesise midis komunitetit shqiptar dhe komunitetit vendas Londinez, duke krijuar mundesi te reja dhe duke u shprehur.



Dicka per shoqaten

-Si ju lindi ideja e krijimit te nje shoqate te tille?
-Cili eshte planprogrami juaj?

ARBERIA eshte krijuar ne Janar 2004 nga nje grup miqsh, artistesh Shqiptare qe jetojne ne Mbreterine e Bashkuar te cilet huazuan rrenjen e mrekullueshme te njerit nga emrat e mrekullueshem te shqiptareve qe ka te beje me "punimin e tokes" "ARE - BERI" ose "BERI AREN" qe do te thote "punoj(me punue) aren" apo ne formen e mbiemrit :"are punues".
NE si qytetare Britaneze dhe si pasardhes te kesaj popullsie me te lashte te Kontinentit kemi kthyer veten tone nga zakonet me te mira te Shqiptareve ne shekuj qe jane: PUNA NE LIRI dhe DINJITETI NJEREZOR i shprehur ne ART. NE besojme se kjo, domethen te bazuarit ne djersen e ballit dhe vlerat universale njerezore do te jete rruga e perparimit dhe e vertetesimit te Shqiptareve ne Familjen e Popujve Europian.
Qellimet dhe synimet e Arberise jane:
Njohjen dhe perhapjen e artit Shqiptar ne pergjithesi.
Shkembimin kulturor te vlerave me te mira Shqiptare me ato Britanike.
Ruajtjen e vetedijes dhe njohjen e identitetit te lashte te shqiptareve, qe jetojne ne Mbreterine e Bashkuar por dhe mesimin nga kultura vendase.
Mundesimin dhe permiresimin e kanaleve te komunikimit midis Shqiptareve nga te gjitha trojet e tyre (Shqiptareve te Shqiperise, te Kosoves, te Maqedonise, te Serbise e Malit te Zi dhe te Camerise) dhe shoqerise Britanike.
Zgjerimin e mundesive per te perparuar ne shoqerine Britanike permes arsimimit, shkembimit kulturor te gjithanshem, botimit te letersise, artit filmik, ekspozitave te artit figurativ, festivaleve te kengeve dhe valleve etj.
Te ruaj dhe kaloj tek brezat e rinj Gjuhen Shqipe, pasurine tone Ilirishte, si nje nga kryevlerat e trashegimnise se shqiptareve kudo qe jane.
Gjithashtu, hidhini nje sy faqes elektronike www.arberia.co.uk per te pare dicka rreth nesh dhe rreth festivalit.
Shume shpejt, aty do te kete dhe hollesira te tjera te metejshme kur te vije koha e duhur rreth filmave, seminareve, punishteve artistike dhe rreth autoreve.
Mesazhi si kryetar i Shoqates Arberia per mergimtaret shqiptare ne Londer:

Ne duhet ta shikojme te verteten ne sy. Ne duhet te komunikojme ne te mire te zhvillimit. Ne duhet te fillojme te mendojme edhe per forma te larta te te shprehurit dhe krijimtarise duke bere qe Komuniteti Shqiptar ne Londer te renditet ne rradhen e komuniteteve me konstruktive te Londres shume kultureshe, te Londres se shekullit XXI. Ne duhet te jetojme si qytetare aktiv te njerit nga kryeqytetet e Botes dhe jo si tipa provincial te skutave Ballkanike. Ne duhet te shtrijme doren e bashkepunimit se kemi shume per te bere dhe shume per te ndryshuar. Ne kemi po ashtu shume per te treguar nga vlerat e mirefillta te kultures Shqiptare. Dhe ne fund, por jo pa rendesi, ne kemi nevoje per te shikuar dhe degjuar nga njeri tjetri dhe nga te tjeret.

Ju paca te gjitheve ne Stinorin e Filmit Shqiptar ne Tetor!

Shpetim Alimeta

Drejtor Eksekutiv i Stinorit te Filmit Shqiptar ne Londer