Sunday, June 18, 2006

Cilën Europë të dëgjojnë Shqiptarët?

Cilën Europë të dëgjojnë Shqiptarët?

Botuar tek ‘The Albanian’ Londer Shkurt ‘06

Megjithëse Shqiptarët dhe Spanjollët ndajnë ndjenja dhe paralele historike te ngjashme kur behet fjale per perzieriet, ndërthurjet apo përplasjet kulturore te nje kombi apo bashkesie kulturore përseri Politikanet e të dyja vendeve me karakteristika te dukshme Mesdhetare, lënë shume per te deshiruar në njohjen dhe te kuptuarin e njeri tjetrit.

Hapja e vonuar e Përfaqësisë Spanjolle në Tiranë më 6 Shkurt ’06, s’mund të kalonte pa një habi dhe pështjellim, gati pa shije tek shqiptarët për shkak të një kërkese Donkishoteske që Kryediplomati i Shtetit Spanjoll i beri Kreut te Diplomacise Shqiptare.

Fjala qe pë nje kërkesë Shkëlqesia e Tij Zt. Miguel Angel Moratino i adresoi Shkëlqesisë së Tij Zt. Besnik Mustafaj që “Tirana zyrtare te luaj rolin moderues tek vendet Islamike si anëtare në Konferencën Islamike” pas botimit te Karrikaturave ne shtypin Danez dhe pas demostrimeve masive qe shkaktuan keto karrikatura në Boten Myslimane.

Cudia, përshtjellimi dhe coroditja që shkaktoi kjo “kërkesë diplomatike” e Kryediplomatit te Parë Spanjoll që viziton Tiranën, tek qytetarët Shqiptar ka shpjegimet e veta në disa nivele.

Kushtetuta Shqiptare parashikon dhe perkufizon Shtetin Shqiptar si shtet laik e të pa anshëm ndaj katër besimeve ne Shqiperi. Megjithëse Ministria e Jashteme Shqiptare herët e vona, pas pjesmarjes shumë te përfolur te Berishës ne mesin e viteve 90-të ne njëfare Konference Islamike, është shprehur se një pjesmarje e tillë përderi sa nuk është miratuar as edhe një herë nga Kuvendi i Shqipërise, nuk ka fuqi ndershteterore dhe nuk mundet te konsiderohet e ligjme edhe me standartet e Tiranës. Tashme opinioni publik shqiptar eshte shprehur kundër një pjesmarjeje te tillë dhe lëvizja e atëhershme e pa-pleqëruar, konsiderohet e nxituar dhe që është kundër zhvillimeve te natyrshme në kulturën politike në Shqipëri. E ashtëquajtura anëtarësi, sido që të jete kurdisur nga Politikëbërsit e Shqiptar ne fillim te fiteve 90-të, për interesa oportuniste në një vend me një ekonomi të shkërmoqur, eshte kryer pa u shkoqitur me Kuvendin Shqiptar. Diplomacia Shqipe nuk mundet te joshet nga një ftese të diskutueshme duke marrë pjesë në atë Konference, qoftë edhe sikur të premtohet naftë pa masë nga Vendet e Golfit. Kështu ajo do të dëmtonte pa keqas interesat dhe aleancat strategjike te Kombit Shqiptar. Pjesmarja e nxituar atje, kurrësesi nuk mundet të hedhi vellon gjithë politikës Shqiptare dhe aq më pak gjithë kultures dhe vetëdijes Shqiptare. Gjithë makina Serbe e propagandes prej kohësh nuk lë sajim, mashtrim, shtrembërim për t’a portretizuar zgjimin kombëtar te Shqiptarëve me njëlloj tendence për të krijuar një shtet islamik ne Europë nga Shqiptarët.
Orientimi dhe kahja e përbashket e politikës Shqiptare ështe drejt Perendimit.
Jo më shumë se dy jave më vonë kjo mori formë te prere me nënshkrimin e “Marveshjes se Miqësimit dhe Qetëzimit” nga vetë Presidenti i Komisionit Europian – Zoti Hoze Emanuel Barroso më 19-të Shkurt’06.
Edhe ky nënshkrim ashtu sikur dhe hapja e Përfaqesisë Spanjolle në Tiranë dy javë më parë, qe më shumë se i stërvonuar. Edhe në vitet më të errëta te historisë Shqiptare, histori që mbetet per fajin Tonë, tejet e pa njohur nga Diplomacia e Re dhe e Vjeter Europiane, orjentimi i përgjithshem dhe kahja e levizjes së organizuar ka qene perkah Oksidentit sesa përkah Orientit. Arsyeja se përse Shqipëria Zyrtare e nenshkruan vetëm tani dhe jo më herët, Merveshjen e mesiperme nuk e ka shpjegimi te qytetrimi i saj sesa jo fort Europian sesa tek kultura jo-demokratike qe shfaqin politikeberesit pa eksperience shqiptarë. Edhe nën pushtimin e egër Otoman 4 shekullor Shqiptarët nuk e humbën thelbin e Tyre tërësisht Europian. Madje ata nuk reshtën sakrifikimin e tyre përgjat katër shekujve derisa të cliroheshin nga pushtuesit Otoman. Rrenjët, trungu, gjaku dhe shpirti i shqiptarit mbeten mrekullisht Europiane edhe pse politika Shqiptare keto pesëmbedhjet vjet nganjehere lajthitet e lekundet.
Si një nga popujt më te lashtë te Kontinentit, Shqiptarët ruajtën kulturën e Tyre që qe krijuar përgjat katër mijëravjecarëve në mes të burimit të atij Trungu qe ne njohim si Kulture Europiane. Shqiptarët kanë te përbashkët me Botën Islame ndoshta më pak sec ka krahasimisht Kultura dhe Vetedija Kombetare Spanjolle karshi Botes Islame (qe nuk perkufizohet vetem nga Bota Arabe). Influenca dhe ndikimi i Murrëve ne Kulturen Spanjolle eshtë ndoshta më i dukshëm sesa ndikimi i Otomanëve ne Kulturën Shqiptare. Nga ana tjeter Shqiptarët kanë qenë pjese dhe kontributor dhe përfitues, po aq sa sesa Spanjollet në Botën Romake, e cila eshte njëra nga Tri Krye Forcat / Shtresat qe ndikuan më shumë në formimin e asaj që ne e shikojme sote si Identitet Europian. Që ma para se te dyndeshin Hordhitë Osmane në Dheun e Arbrit, në tokë e Hispanikëve kishte gati shtatë shekuj që Kultura e Gadishullit Iberik po ndikohej nga avancimi i arabeve ne ketë qoshe të Perandorisë të Dikurshme Romake. Gjurmët e arabëve / murrëve gjenden pothuajse kudo sot në arkitekturen, kërcimin, muziken, kuzhinën, fjalorin, letërsinë e Spanjes. Si pasardhës të drejtpërdrejt të Pellazgëve, Shqiptarët morën dhe dhanë më shume se Hispaniket nga Qytetrimi Helen i cili konsiderohet nga historianë si themeli i Qytetrimit Europian (Shtresa e Parë). Jo vetem afërsia gjeografike(më afër nuk bëhej!) por më së shumti nga shtrati i njejtë racor midis Ilirëve, Epirotërve dhe Grekerve te Lashte NE kuptojmë e ndjejme që Shqiptarët, si pasardhes direkt te Ilireve dhe Epiroteve, e kene pozicionimin historik mu në kerthize te qytetrimit Europian. Po keshtu dhe me Shtresëzimin tjeter e rendesishem per Kulturen Europiane, me Krishterimin (Shtresëzimi i Tretë), Shqiptarët krahasohen mjaft denjesisht me Hispaniket. Nga gjiri i shtratit kulturor Shqiptar dolen Konstandini i Madh qe themeloi Konstanopojen-Romen e Re si Kryeqender te Pjeses Lindore te Perandorise Romake te ndare medysh. Po keshtu Justiniani i famshem i cili ruajti dhe zhvilloi me tej pasurine ligjore, drejtesine, dhe kulturen e Lashte te Romes se Vjeter. Nga ana tjeter, ne Vatikan , kanë shërbyer nje seri Papësh qe vinin nga Iliria / Arberia. Peshkopet, KryePeshkopet, Shenjtët e dheut te Arbrit / Shqiprise nuk kane te numeruar. Po keshtu dhe arkitektet, zografet, perkthyesit, muzikantet, martiret, shenjtoret, kalorsit mbrojtës (me në krye Krye Strategun – Gjergj Kastriotin, i titulluar Atlet i Krishtit). Ne Shqiptaret ndjehemi pjese e atij qytetrimi që jemi mesuar ta shohim si qytetrim Islam, po aq sa ndjehen Spanjollet ndehen sot pjesë e tij. Per shkak të nje periudhe qe eshte ndoshta sa gjysma e asaj nen te cilen Spanjollet ndenjen dhe u influencuan nën Kulturen dhe pushtimin Arab, ne nuk mundemi te shihemi as si pjesëzë e Kultures Otomane, lëre pastaj po te flasim c’pjesë kemi ne te perbashket me Kulturen Arabe. Kater shekuj nen Otomanet jane si nje nate e erret ne qytetrimin European katermijëvjecar te shqiptarëve. Mos do të ishte më e udhës që Kryediplomati i Tiranës, nën kete logjike, t’i kërkonte te njejtën gjë Kryediplomatit te Spanjës , që në vend të Ministrise Shqiptare te Jashtme të ishte Ministria Spanjolle ajo që të ndërmjetesoj, bazuar nga sa thame me siper, dhe po të ecet me logjiken e Zt. Moratinos, si kunderargument? Do të qe një përvojë e hidhur e Shkelqesisë Spanjolle në dheun e Shqipeve, por jam i bindur kish per t’i bërë mirë. Zoti Mustafaj mundet fare mirë t’ja kthente topin ne portën Spanjolle, duke i treguar të gjente ndonje si puna e Egjyptit, Turqisë apo Jordanisë per kësi punesh.
Po ashtu si në periudhen e vonë të shekullit te njëzete, Shqiptarët sikurse dhe Spanjollet, e kane vuajtur e paguar shtrenjt te jetuarit ne LIRI. Shqiptaët nën Enver Hoxhën ashtu sikurse Spanjollët nën Frankon e kemi mësuar mjaftë mire se sa e rendesishme eshte Liria e Shprehjes. Ndaj do të kishim c’tu tregonim mendjeve te nxeta dhe syve te verbuar per ketë krye vlere te kultures themeltare Europiane që eshte Liria e Shprehjes. Nën këtë prizëm arsyetimi dhe logjike tërësisht Europiane ishin cuar në kryengritje Shqiptaret per të Krijuar Shtetin e Tyre të pavarur nga Perandoria Theokratike Otomane ne fillim te shekullit te XX, per të shkruajtur ne gjuhen e tyre, per te kenduar dhe shprehur ne gjuhen e Ilireve; kenget, vallet, por edhe për te përqeshur ndonjëhere Profetet e Dodonit, Patriaket e Bizantit, Pashallarër e Stambollit (Sulltanet Osmanllinj e shihnin veten në atëbotë si perfaqsues te Profetit Muhamet ), Pashallaret e Kuq (Stalini, Kryetari Mao, Enverin) e gjer tek Madherinjtë kësulëkuq të Vatikanit. Kjo cilesi, vetedija dhe instikti i LIRISE (perfshire Lirine e Shprehjes) nuk eshte arritje e atyre politikeberesve që Presidenti i Komisionit Europian, Zoti Barroso u firmosi hapjen e procesit të “Marveshjes se Miqësimit dhe Qetëzimit” por është më së shumti në vetëdijen dhe psiqiken kombëtare te Shqiptareve. As Theokratizmi Islamik i Osmanllinjve dhe as Diktatura e Komuniste për gati pesëshekujsh nuk e shuan dot këtë vetëdije dhe instikt bazë qe eshte përcaktues ne Kulturen dhe Identitetin Europian të Shqiptarëve, dhe që historikisht ka qene pjesë e të njejtit qytetrim për katër mijëvjecarë.
Vecse Shqipëria dhe shqiptarët kanë preokupime më të ditës, më të prekshme, thellësisht Europiane, krejt te ndryshme dhe më racionale sesa “uuhhaja” e fundit e karrikaturave apo ma tutje - moderimi dhe ndricimi i Botes Islame. Më shume sesa te bëhet “lajmës i moderimit” për mendjet e nxehta dhe e trurët e shplarë rrugëve te Tripolit, Xhakartes, apo Islamabadid, sikurse hipokritisht dhe tinëzisht kërkohet nga segmente te caktuare në politikën Perëndimore, diplomacia Shqiptare duhet jetë dhe po behet shërbyese e interesave Kombetare Shqiptare. Luften me mullinjte e eres NE shqiptaret le t’ja leme epokes se Enverit i cili nuk la asnje mulli pa luftuar “per interesat e proletariatit nderkombetar”, tek tradhëtonte katërciperisht ato te kombit te vet. Ne kemi akoma pa zgjidhur problemet tona Kombetare, të cilat nuk zgjidhen nga konferenca te cilat nuk kane sec te diskutojne asgje per interesat tona Kombetare. Interesat tona Jane mu në mes të mesit, mu ne zemer te Europes. Dhe aty duhet të zgjidhen. Për venesën e zgjidhjes së këtyre problemeve madhore të kombit Shqipfolës pas përgjegjsisë së Shqiptareve edhe Diplomacia e Vjeter dhe e Re Europiane ka pergjegjesi me së pakti edhe se e ka përdorur dhe afruar ‘Tiranen Zyrtare’ për interesa që ose ishin kunder ose ishin ndryshe nga ato te Shqiptareve. Shembuj si ky i fundit fatkeqsisht ka plot.
Me gjithë c’ka ka ndodhur ne kemi akoma shumë per te mësuar nga Kontineti Mëmë ashtu sic kemi c’të kthejme mbrapsht, si kjo ‘kërkesa’ e Ministrit Spanjoll në vizitien e parë te tij ne Shqipëri. Këpucët që i jepen Diplomacisë Shqiptare, jo vetëm qe janë të një këmbe, të një numri gjigant për këmbët e brishta te Diplomacise Shqipe, por edhe kanë tabanin plote gozhdë. Disa mundet t’ju duket sikur kështu mundet të krijohet edhe një rast kur Shqiptarët, megjithëse nuk ka asnje logjikë që të marrin pjes në ata klub te huaj per identitetin e Tyre, mundet që për hir të Europës, t’i futen edhe kësaj aventure. Por do të ishte shërbimi më i keq që një diplomaci Shqiptare do t’i bënte Kombit te vet. Ndoshta më keq sesa Enveri me lidhjet e tij te nxehta me Kremlinin, apo me tutje me Kryetarin Mao.
Nga ana tjeter njera nga aksiomat qe kanë bëre te funksionoj kaq mire Demokracite Europiano-Perendimore eshte aksioma e Hegelit qe thote; “Demokracia eshte Liria per te gjithë-Por Liria Jote mbaron atje kur fillon Liria ime”
Për hir te vertetes sot, mendoj unë, më shume sesa perplasje te qytetrimeve kemi nje tendence ne Politiken Globale për t’ju larguar principit te mesiperm që aq shume eshte misheruar ne vetdijen dhe kulturen politike Perendimore. Nderkohe që evidentohet lehtesisht mungesa e shoqërive Demokratike ne Boten Islame, vihet re, sidomos pas Shtatorit 11, nje dobesim i parimit te Hegelit ne Politiken e Jashteme te Perendimit karshi disa vendeve te Botes Islame(Politika e Jashtme e Bushit ne Irak, nuk mundet te thuhet se eshte me e mira qe mundet te prodhoi Shtëpia e Bardhë). Me shume sesa përplasje qytetrimesh eshte, mendoj une, nje shprehje e errodimit te parimit te mesiperm jo vetem keq ushtrim i politikës së jashteme por edhe shpërdorim me pushtetin e katërt - median dhe komunikimin masiv. Liria e parakushtezon Përgjegjesine dhe nuk e përjashton këtë te fundit.

Por politikëbëresit, gazetarët, shtetarët Shqiptarë, edhe nga ngjarjet e fundit kanë sec te mësojme. Ata duhet te mbajnë shënim për veten e tyre, se akoma nuk e kane pervetesuar aksiomën e mesiperme dhe ca te tjera dhe as sesi nuk duhet ngrofen, bëhen me flatra, apo heshtin kur dikush si puna e Shkelqesise Miguel Angel Moratino - Ministrit të Jashtem Spanjoll, u kerkon te “trasmetojne mesazhe moderimi” ne nje bote qe eshte e larget po aq sa c’eshte edhe per Spanjen, në mos më larg. Jo Moratino! Faleminderit shumë, por gabohesh!

© Shpetim Alimeta për ‘ALBANIAN’ Shkurt 2006.