
Gazeta 'The Albanian' - Pyetja 1. Dy fjale rreth takimit qe u zhvillua me poetet shqiptare ne Safolk?
Pergjigje: Takimi Poetik i Safolkut ishte nje pervoje e bukur letrare dhe bashkepunimi ndershqiptaresh qe jetojne ne Britani. Ky aktivitet pati si mbeshtetje nje ide origjinale nga tradita e lashte Shqiptare dhe Britanike, ate te figures dhe simbolit te LISIT. Organizuesit u munduan qe kete aktivitet te mos e mbeshtetnin vetem brenda caqeve te ngushta letrareske, duke lejuar keshtu shkembim pikpamjesh ne lidhje me ruajtjen e gjuhes shqipe, duke zhvilluar kulturen gojore dhe duke folur per poezite dhe krijimtarite e poeteve Shqiptar ne Britani por edhe duke sjelle risi ne Anglisht nga krijimtaria e poeteve Britanez dhe Amerikane. Takimi Poetik i Safolkut u organizua nga Klubi i Poeteve Shqiptar ne Britani, ne bashkepunim me Shoqerine ‘Arberia’ dhe Shoqaten ‘Edith Durham’.
Pyetja 2. Kjo ide "debati" poetik a nxori ne ndonje konluzion ?
Pergjigje: Ne fund te debatit te lire, apo gjate tryezes poetike nuk pati ndonje konkluzion te vetem, pasi aritja e nje konkluzioni te vetem nuk qe dhe synimi i takimit. Por une mendoj se u arit nje mirekuptim ne disa pika ;
Ø Ne duhet te krijojme vecmas dhe pauvarur mendimin tone te lire, por edhe te mblidhemi me shpesh me njeri tjetrin per te mos lejuar qe mendimet tona te mbeten vecse ne libra apo te partikuluara.
Ø Ne duhet te inkurajojme dhe nxisim brezin e ri te krijoje ne gjuhen amtare perndryshe gjuha do te ngelet si nje vlere muzeale
Ø Ne duhet te krijojme dhe shkruajme edhe duke pasur ne mendje brezin e ri, me nje gjuhe qe kuptahet nga ata, me subjekte dhe krijime qe i pershtaten atyre apo me tema qe jane afer botes se femijeve. Dashuria per gjuhen amtare duhet te ngulitet qe ne moshe te njome por mjetet dhe temat duhet te jene te pershtatshme per moshen.
Ø Letersia dhe krijimtaria jone ketu duhet te ndihmoje te gjeje pika takimi me kulturen dhe krijimtarine Britanike.
Pyetja 3. Gjithashtu ne nje nga parqet e Safolkit eshte mbjelle nje peme(nje Lis) nen iniciativen tuaj, si e pershkruani kete rast te vecante? Ju lutem disa fjale ne lidhje me kete iniciative?
Pergjigje: Kesaj ideje, idese se gjetjes se pikave te takimit, i sherbeu dhe veprimi simbolik i mbjelljes nga pjesmaresit ne Takimin Poetik, te nje rrenje LISI ne Parkun Christchurch (Kisha e Krishtit) ne Ipswich.
Ne te dyja kulturat tona, ne kulturen Shqipe dhe ate Britaneze, figura apo ‘simboli i Lisit’, eshte mjaft i perhapur, shume i lashte dhe shume i shenjte.
Pyetja 4. Dicka rreth Bashkpunimit dhe kontributi me te cilat e ke organizuar kete eveniment?
Pergjigje: Per kete aktivitet eshte dashur bashkepunimi midis anetareve te Klubi te Poeteve Shqiptare ne Britani, partneriteti me Shoqerine ‘Arberia’ dhe Shoqaten ‘Edith Durham’. Projekti eshte mbeshtetur me £500 nga ‘Fondi per Kampionet e Komunitetit’ permes Organizates COVER. Falenderoj posacerisht Zt Sokol Syla nga Klubi i Poeteve, Zt Petrit Kucana nga ‘Edit Durham’ Zt Neri Peshkopia dhe Zt Taulant Omi nga Alba-Media per ndihmen praktike gjate projektit.
Pyetja 6. Disa opinjone mbi keto organizime te kesaj natyre dhe me gjere?
Pergjigje: Aktiviteti krijoi nje nderveprim pozitiv midis krijuesve te bashkesis shqiptare ne Britani duke hedhur themelet per nje bashkepunim te regullt dhe cilesor edhe ne te arthmen. Ky aktivitet ariti te percjelle nje mesazh te bukur qe ka lidhje me ‘hedhjen e rrenjeve’ te shendosha ne shoqerine Britanike.
Ne duhet, ashtu sikurse dhe Lisi i mbjellur ne Christchurch Park, te shikojme nga e ardhmja dhe te investojme ‘me rrenje’ per te arthmen e komunitetit shqiptar ne Britani.
Ne duhet te punojme dhe te pervetsojme disipline dhe kulture te qendrueshme si jetegjatesia e Lisit, ne menyre qe te integrohemi pernjimendi ne Shoqerine Britanike, ne kete Truall qe eshte tani edhe i yni, ose se paku, qe do te jete shtepi per brezat e femijeve tane ketu.
Ky ishte dhe kryemesazhi qe percollem edhe ne me ane te ketij aktiviteti.