Thursday, August 30, 2007

Intervista tek Gazeta 'The Albanian' ne rubriken "Familja shqiptare në rrezik!"


Me poshte eshte e plote Intervista tek Gazeta 'The Albanian' ne rubriken "Familja shqiptare në rrezik!"


The Albanian- P1- A besoni se është shqetësues një fenomen i tillë për komunitetin shqiptar në Angli?

S.Alimeta: Mendoj se ne duhet te bejme nje qasje me te pjekur, me te studjuar dhe me objektive ndaj ketij aspekti te jetes se bashkesise shqipfolese ne Britanine e Madhe. Nuk eshte koha as per alarmim ‘ala-cronica criminale’ , as per sensacion te ngushte gazetaresk, as per indiference nga bashkesia e politikeberesit, dhe as nga kjo e zakonshmja mungese e vemendjes e jona karshi te fatekeqeve.

Them se, ma perpara duhet te njihet problemi perpara se t’a shkulim ate.

Ne pergjithesi, jo vetem ‘familja shqiptare’ por te gjitha familjet e etnive perkatese kur shkojne ne mergim, jashte shtratit shoqeror ku individet prej nga krijohet familja, jane rritur, perkujdesur dhe formuar, kalojne sprova dhe veshtiresi shperberese dhe thyese.

Te jem i prere; kush nuk ka shkuar jashte kufijve te memedheut pa deshire dhe kush nuk e ka provuar azilin dhe emigrimin nuk mundet te imagjinoje ne cfare shkalle dhe c’permasa rreziku kalon cdo individ apo cdo komponent i asaj qe ne po shqyrtojme ketu ; FAMILJA.

Nese sprovat dhe veshtiresit jane mjaft te medha per individin, po per familjen qe eshte nje komponente me e ndervarur dhe me e nderlikuar se individi, si do te duken gjasat?

Me pak eksperience ne te dyja nivelet do te thosha se;

Familja nuk eshte nje objekt arkeologjik apo vazo me vlera muzeale qe NE nuk mund ose s’duhet t’a leshojme ne toke pasi mundet te thyhet; apo sikur NE mundet t’a ruajme dhe trashgojme nese e mbeshtjellim me petkun e letres me bubelza ajri dhe t’a kutinojme mire per t’a trasheguar. JO!

Familja nuk ekziston si nje entitet i ndare dhe i mireqen jashte faktoreve shoqeror, jashte ndikimeve kulturore, vecmas rrjedhave sociale dhe shoqerore.

Kur shikoj dhe takoj ndonje familje normale dhe te qendrueshme emigrantesh shpesh habitem dhe pyes veten se; O Zot! Ku e gjejne gjithe ate force dhe energji tek mbijetojne gjithato pengesa, frenime dhe veshtiresi?!

Le te hedhim nje veshtrim paksa me te kujdeseshem dhe perpiqemi te shpjegojme.

Po te marim nje familje shqiptare, qe eshte formuar ne trojet dhe shoqerine shqiptare dhe qe ja ka mundur te ngulitet ketu ne Britani do te shikojme se;

Ekonomikisht ata i kane pasur te gjitha shancet dhe gjasat e mundshme te thyheshin dhe shperbeheshin. Te ardhur nga nje trashegimi ekonomike qe mundet te ket qene nga me te varferat ne Kontinentin Europian kjo familje nuk mundet te mos e ndjeje, me te pare, papasjen dhe ndryshimin material me familjen mesatare ketu ne Britani. Dhe ne e dime se nje nga faktoret qe ndikojne ne emocionin e pergjithshem ne brendine e familjes eshte varferia dhe fatkeqesia ekonomike. Sidomos kur ambjenti ku kjo qelize shoqerore ngulitet dhe vendoset, ka nje shkalle kaq te larte te mireqenies materiale. Sidomos kur kuti i te maturit te gjerave, ne nje shoqeri ku ne jetojme tani, eshte kaq I pandashem nga kuti dhe dimensioni materialist.

Rrethi shoqeror ndryshon koke e kembe nga rrethi dhe niveli shoqeror nga ku kane pas ardhur. Atje ne Shqiperi. ne Kosove apo Mal te Zi, kjo familje do te kete pasur, me gjithe varferine e pergjithshme nje rreth disi te respektuar dhe me qytetar, disi me te respektueshem. Me te ardhur ketu, ne shumicen e rasteve, ky rreth nuk eshte dhe aq i respektueshem dhe aq civil. Ndoshta jo per faj te tyre (te familjes) ketu ata nuk shihen me si te barabarte nga pikpamja sociale dhe rrethi shoqeror, por disi me ndryshe , disi me te shperfillur. Kjo pa diskutim qe i dhemb kujtdo dhe sikurisht, me se pari dhemb mbi familjen (mbi cdo familje emigrantesh dhe jo vetem mbi familjen shqiptare…).

Lidhjet nderfamiljare jane ne rastin me te mire vec telefonike apo virtuale dhe ne rastin me te keq mosekzistente. Familja e emigrantit e humbet ate siguri dhe shendet lidhjesh dhe ndervarjesh farefisnore dhe nder-familjare. Kjo shkakton pasiguri, vetmi, mungese te nje supi ku te qahesh (do te thuheshe bukur ne anglisht) kur ka edhe momente te dhimbshme. Pasi, sic e dime qe momente te tilla padyshim edhe ka, si ne te gjitha familjet shqiptare, irlandeze, angleze gjermane, kineze e keshtu me radhe.

Mungesa e themelit ligjor per nje kohezgjatje mjafte te madhe, per nje familje emigrantesh, eshte nje problem qe shpesh harohet apo injorohet. Duke kerkuar azil apo duke ndertuar nje strehez ne dhe te huaj, ne nje kohe kur statusi ligjor qytetar (statusi Qytetar, statusi i Refugjatit apo statusi i Azilantit) ose nuk i eshte njohur kesaj familjeje ose merr vite dhe kohet te gjate qe te fitohet, pa kuptuar, familja kalon neper peripeci dhe mundesa te pathena dhe krejt demoralizuese qe ndikon ‘ne humorin’ e pergjithshem dhe gerryen shendetin e familjes. Shume familje emigrantesh mundet t’ju tregojne sa stresante ka qene periudha kur akoma ‘nuk i kishin mare letrat’. Pa disa te drejta themeltare, qe te bejne te ndjehesh njeri dhe qytetar, (sic eshte e drejta e punes se ligjshme, e drejta e votes, e drejta e udhetimit dhe levizjes, etj. etj) familja dhe njeriu sido qe te jene materialisht, perseri do te ndjehet si e burgosur, si e pa fate.

Mungesa e Besimit dhe mospraktikimi i besimit eshte nje tjeter element qendror dhe themeltar qe shpesh nuk vleresohet aq sa duhet, ne menyre aq artificiale dhe mekanike, nga studiuesit e sociologet, por edhe qe nga vet familjaret e gjer tek politikberesit.

Shqiptaret, shpesh mburen kur deklarojne se jane ateist apo nuk i perkasin asnje besimi dhe shumicen e rasteve ndjehen krenare me ‘sekularizmin’ e Tyre.

Nderkohe, ky sekularizem qe u imponua nga komunizmi dhe Enver Hoxha, eshte krejt tjeter nga toleranca fetare dhe liberalizmi shekulor i Shqiptareve. Aftesi per te mos rene viktime e dogmave dhe e besytnive tue humbur arsyen dhe te njerezishmen eshte dicka per t’u pershendetur tek Shqiptaret.

Sikur te kishin qene ndryshe, sikurse disa popuj gjetke, fare afer edhe ne Ballkan, shqiptaret do te ishin shkombetarizuar dhe nuk do te ekzistonin me. Kjo veti, ose me mire te themi, superveti, i ka rrenjet dhe fillesat shume thelle ne traditen dhe konditat shoqerore te Shqiptareve qe nga Teuta,

Genti, Bardhyli i Ilireve, Piroja, Agroni, Olimpia (Nena e Aleksandrit te Math), Konstandini i Madh e gjer te Gjergj Kastrioti, Leka i Madh e gjer te Mbreti Zogu I.

Kush e ka studiuar karakterin e shqiptareve, nuk mundet te mos ket permendur, besnikerine ndaj FAMILJES dhe liberalizmin e fetar te shqiptareve. Ne ditet e sotme kur verberia dhe fanaticizmi fetar sikur po siperfaqsohet perseri dhe po behet shkak per perplasje dhe shkatrime me te pertejme shtetesh dhe deri qytetrimesh, kjo veti, te qenit jo-fanatik te shqiptareve eshte njera nga cilesit me te vyera qe ata mundet te krenohen.

Por, gati ne te njejten kohe, ne nuk duhet te mos kuptojme rendesine themeltare qe ka praktikimi i besimit dhe ushtrimi e fese. Eshte e vertet qe na te katra besimet e njohura “zyrtarisht” ne Shqiperi FAMILJA shikohet si qeliza e shoqerise. Por teksa, mundohen te mos bihen ne kurthet e intolerances dhe verberise fetare, shqiptaret kalojne ne ekstremin tjeter, qe eshte mos-praktikimi I besimit dhe I fese, une mendoj, se I hiqet nje parakusht ekzistencial i cdo familje dhe individi, qe eshte BESIMI.

Do te ishte mire qe shqiptaret te kishin krijuar besimin e tyre shpirteror dhe te mos ndjeheshin te kercenuar si ne rastin e fese Islame me terrorizmin dhe kulturen e saj perjashtuese dhe teper jo-shqiptare, ashtu edhe ne rastin e Ortodoksizmit Kristian me lidhjet e dyshimta qe ka me armiqte historik te Shqiptareve (Greko-Ruso-Serb)

Per fatin e tyre te keq, shqiptaret kane asimiluar (ose jane asimiluar ) nen peshen dhe ndikimin e forte te historise, edhe besime te tilla qe nuk jane reformuar qe nga mesjeta Europiane.

Edhe Islami edhe Ortodoksizmi si doktrina fetare, ende jane ne po ate gjendje arkaike qe ndodheshin ne periudhen e lindjes se tyre. Ne te dyja keto doktrina mungon ai qe quhet ‘REFORMIM’ dhe ‘RILINDJE’ filozofike dhe etike. Kjo ka bere qe keto doktrina te mbeten mjaft te ashpera, arkaike dhe jo te drejtuara nga njeriu dhe familja sesa nga fuqia dhe institucioni, ne kuptimin e fuqise. Ato, her shfaqen te lidhura me politika nacionaliste dhe aneksuese si ne rastin e Ortodoksizmit Politik Grek dhe Serb, here me ideologjira luftenxitese dhe revanshiste sic eshte Jihadi islamik dhe urrejtja qe buron nga shkolla islamike e sektit wahabiste.

Ne te dyja keto doktrina femra (gjysma e shoqerise) eshte me pak e respektuar dhe i jepet me se pakti perparesi zhvillimit te femres si pjese e binomit familjar. Ndaj ketyre cilesive, besytnore dhe fetare shqipatert, ndoshta pa i kuptuar thellesisht, ne menyre instiktive, jane larguar dhe po largohen cdo tite e me shume. Por ne kete proces te rruajtjes kombetare, ato duhet te gjejne nje menyre qe te praktikojne besimin dhe fene, ne menyre qe te ruajne famljen, qe eshte qeliza e jetes etnore. Duket se nje pjese e mire e shqiptareve e kane bere tashme perzgjedhjen, duke u kthyer te feja e tyre e hershme; katolicizmi.

Por nje pjese e madhe, teksa kane alergji dhe distancohen nga besimet dhe praktikat e mesiperme largohen perfundimisht nga praktikimi i besimit dhe feja. Epra, sikur problemi te vet-komplikohej pak me shume per shqiptaret; Pa besim nuk mundet te kete as mbijetese dhe as perparim. Pa besim nuk mundet te ket shoqeri te shendosh. Pa besim dhe falje te regullt, nuk mundet te ket as familje dhe as harmoni mes njerezve.

Une besoj se kjo ceshtje kerkon trajtese me te thelle sesa caqet e ketij shkrimi, por me duhet te pohoj se shpesh shqiptaret kujtojne se do t’ja dalin mbane nese ata pasurohen, nese ata mbushin ate boshllek dekatash varferie materiale. Kjo eshte mjafte e gabuar dhe verberake.

Sa e vertet eshte kjo u pa dhe po shihet ende, posa ne shqipri u lejua liria e prones private dhe posa shqiptaret e pane sesa te varferuar ishin nga sistemi i Enver Hoxhes. Ju kujtohet sesi e humben fare vetveten dhe miresine kur kujtuan sesa pasurimi dhe mireqenja materiale do te sillte fundin e halleve te Tyre? Ju kujtohet sesi verberisht menduan se duke nderuar sistemin do te nderonin dhe nivelin e mirqenies? Ju kujtohet se si femijerisht mendonin se mundet te pasuroheshin brenda disa muajsh/vitesh?! Ju kujtohet se sa thjeshte dhe naive ishin tek e perceptonin zhvillimin, vetem me mireqenien materiale?! Apo akoma me keq; kur kujtonin se kjo mirqenie na vika pa pune dhe mundim?!

Epra tash, besoj dhe shpresoj se, jemi pak me te pjekur si komb.

Se per ndryshe; Atehere, NE s’kemi mesuar as nga gabimet dhe mbrapshtite TONA(!?)

Po le te kthehemi tek problemi.

Nuk mundet te mendohet se zhgjidhja e gjerave, per individin dhe familjen Shqiptare, na vika vecse nepermjet te mirave materiale. JO! Duhet edhe miresi, dhe besim, dhe moral te shendosh. Shkurt duhen ato gjera qe njihen mjafte mire ne qytetrimin perendimor - Sistemi i Vlerave Shoqerore Qytetare. Pa vlera morale dhe shoqerore, pa regulla dhe harmoni familjare nuk mundet te kete perparim kombetar dhe as nje shoqeri te sukseshme. Edhe ketu feja dhe morali Kristjan Perendimore, besoj, se ka shume per te bere, ne mesin e Bashkesise Shqiptare ne Britani dhe ne gjith Diasporen Shqipfolese ne Bote. Ishin dhe mbeten keto vlera qe sollen kete vitalitet dhe shendet shoqeror e material ne shoqerite perendimore dhe jo anasjelltas. Ky eshte nje mesim qe shoqeria Shqiptare (duke perfshire dhe Familjen) ende s’po e kap dhe s’po e ben te sajen.

Si eshte shtepia ashtu eshte shteti kjo thenie e filozofit Amerikan Branson Alcott, eshte shume e vertet ne rastin e shqiptareve. Aktualisht ne shqiperi shteti eshte me i kapur nga llumi i korrupsionit sesa solid ne pasterti morale, me shenja agresive dhe maçioiste sesa urtesie dhe paqsore, me tendenca konfliktuale sesa dialogu. Kush e ka kycur Televizorin tek seancat e Kuventit (ca syresh i thonkan Parlament, si ne oksident, vetem qe te duken sikur jane te tille(!)) te sotem te Shqiperise, e ka kuptuar ne cfare feje, ngrysen dhe gdhihen shqiptaret dhe pushtetaret e Tyre. Vetem po te shohes ca seanca, e kupton sesa kohe dhe shance po humbim si komb, e shikon se c’far terrori psikologjik dhe masokizmi socio-politik qe ushtrohet ndaj shqiptareve nga mengjezi gjer me darke. Ne cdo fushate elektorale, gara partiake qe duhet te jete gare e projekteve dhe e ideve, eshte kthyer ne lufte marroke qe po e shpie vendin ne qorrollepsje ciklike. Edhe fushatat elektorale, e keni pare sic quhen dhe konceptohen nga partite e sotme, si “BETEJA” apo “lufte partiake” ?! E keni degjuar gjuhen dhe leksikun e ketyre fushatave sa makaber dhe i dhunshem qe eshte?! Pa lere pastaj, krye-absurdin, qe sapo mbarone nje fushate – beteje fillon nje fushate-beteje tjeter, me e nxehte ,me bolshevike dhe destruktive se e para!

E ku do ta gjej pastaj qetesine dhe frymezimin familja dhe shtepia e shqiptareve?!

Si nuk e keni pare ndonje politikan ta trajtoj gjate fushates, qofte edhe perciptas, problemin e dhunes ne familje; problemin e dhunes ne stadiume, problemin e aksidenteve te perditshme automobilistike neper rruget e pandreqshme te Shqiptareve?! Si nuk e keni kuptuar sa deshtake dhe e ndryshkur eshte gjithe ajo ngrehine politike qe nuk e njeh njemendesine, dialogun dhe urtesine edhe kur ke bindje te ndryshme politike nga pala tjeter?! C’far prisni ndaj qytetareve? Te jene engjej ne rruge, ne shtepi, ne stadium, ne trena, ne sheshe, ne male dhe kodra kur ligjberesit e tyre, gdhihen dhe ngrysen duke u share, kacafytur dhe bertitur nje fjalor nga me anti-qytetruesit?! Jo zotrinj! Dhet te shikojme pak me thell.

Mendoni per pak!

Fushata - Beteja - Koncerte-Mis Shqiperia - Rruge me balte - Mis Globi - Eresire Mesjetare dhe pluhur verbues - Mis Bota-rruge mesjetare-Mis Planeti - sopata dhe sharrim kriminal i Pyjeve dhe pasurive natyrore - Dhe perseri Beteja – Fushata Elektorale - zhberje dhe dhune ne familje – dhe perseri e sterperseritur- Beteja - pa buke te fushatave partiako-zgjedhore.

Me ca perjashtime, Kjo eshte esenca e jetes sociale te shqiptareve brenda kufijve te sotem.

Nuk po perpiqem te jem as cinik dhe as i pa shprese. Perkundrazi me duket se jam shume ralist.

Une vete kam organizuar ne fillim te viteve 90-te, kur isha i ri dhe duheshin thyer ca tabu, nje spektakel mode dhe nja dy spektakle Bukuroshesh - por kursesi s’mendoj se perparimi dhe zgjidhja e problemeve te familjeve shqiptare, apo te shoqerise ne teresi behet vetem me ndonje Fushate Partiake, me spektakele Missesh, kacafytese pa fund te politikes pa moral, me vendosjen ne kariken e Kreut te Kuvendit te nje femre, me shtimin e partive shterpe ne emer te pluralizmit, apo me nderimin e xhaketes ideologjike.

Jo! Ceshtja eshte me e komplikuar se kaq, Zoterinj, dhe kerkohet dicka me paresore dhe me jetike sesa kaq.

Gjithe ajo menxyre qe vjen nepermjet ekraneve dhe shtypit elektronik ne familjet tona ne emigracion, pa dyshim qe ka rolin e vet ne perkeqesimin problemin qe po trajtojme, por qe, fatkeqesisht, nuk eshte i vetmi.

Çvidhosja Kulturore dhe çoroditja

Eshte mese e qarte se shpesh sapo vendosen ne Token e Premtuar (keshtu e perceptojne meduket, shqiptaret Perendimin, para se te vendosen dhe te jetojne paksa me gjate atje) shqiptaret kujtojne se çdo gje do te “rregullohet sa hap e mbyll syte” se “gjithe shtepia mundet te haje e te pije sa te doje kur punon lala Gjoni” se “deti mundet te behet kos dhe… kazinoja na theret” etj. etj. Aq me teper kur disa e kuptojne qyteterimin / civilizimin me lirshmerine e veshjesh, te modes se rruges me amoralitetin fizik dhe social. Ketu meshume se gjithcka verehet edhe nje çorientim dhe shok-kulturor. Disa humbasin busullen dhe bien ne degradim dhe shperberje. Roli i gruas dhe femres ne familje dhe shoqeri ketu ka nje dimension ndryshe. Disa nuk kuptohen, disa jane te pavemendshem, por ne disa raste ballafaqimi eshte aq i dhembshem sepse mungon kultura dhe tradita e dialogut saqe kalohet ne tragjedira dhe drama familjare edhe atehere kur keto vestiresi ne familje mundet te kapercehen me pak vetmohim.

Tani jeta ne familje nuk eshte shesh me lule dhe peizash TeleTobies. Aq me pak eshte familja dhe perparimi i shoqerise si ne “DigiAlb”: vaj ulliri dhe Lori Kafe. Megjithese ca kohe me pare, nje nga politikanet e quajti ‘Digialbin’ si kryevleren e shoqerise shqiptare gjeri me tash (?!). Po te zhvillohej shqiperia dhe shoqeria shqiptare kaq siperfaqesisht dhe kaq lehte NE do te ishim ku e ku.

Jeta ne familje, ka dhe ulje-ngritje, ka dhe malore, ka dhe gropa por mirekuptimi, besimi, toleranca dhe respekti per njeri-tjeterin mundet te shpetoje jeten familjare nga krizat e momentit.

Jeta familjare nuk eshte as ajo jete qe disa mergimtare qyqare kane krijuar idene, pasi me se shumti kane takuar ca persona Angles apo ca Londineska ne Hostelet e YMCA-it apo Pub-eve dhe Bar-eve ne SOHO te Londres. As nuk eshte jeta dhe familja Britanike ajo e ‘yjeve’ te tipit Jordan apo Miss Paris Hilton-it skandalet e te ciles u pasqyruan dhe tjehrren me shume sesa dilemat e ceshtjet tona kombetare (Nga Kosova e gjer te Energjia Elektrike) ne TopChannel, TVKlan, Vizion+, apo News24 (!?)

Po te shtojme ketu, mungesen e lidhjeve nderfamiljare qe e lehtesojne disi barren e mergimit (permendur me siper), po te kihet parasysh presionin nga jashte te nje pjese vokale te shoqerise nga ku mbizotron mendimi se familja eshte nje luks i pa-perballueshem dhe nje zinxhire ne qafen e gruas apo te burit, po te mendohet peripecite ligjore te ngulitjes te nje refugjati ne mergim, po te mendohet se sa letesisht e marin ardhacaket ate punen e besimit dhe praktikes se besimit, po te kujtojme varferine materiale e shpirterore nga vinim, po t’i shtohet pastaj shijet e paqendrueshme per jeten dhe shoqerine, qe ne kemi, vetem atehere do te kuptojme sesa heronj jane ata / ato familje qe risin djem dhe bija te shendetshem moralisht, menderisht dhe fizikisht.

Po per keto familje,qe une mendoj se jane shumica, nuk mendohet njeri te shkruaj dhe t’i kujtoje. Vetem kur rasti e sjell qe nje fatkeq na krijoka nje rast per nje kronike te zeze vetem atehere kujtohemi per familjen. Dhe nzijne faqet e gazetave. Dhe bucasin kronistet. Ku ishin keta te shkruanin dhe komentonin gjate apo te vinin ne dukje gjithe ato faktore te permendur mesiper dhe shume te tjere qe s’u permenden ketu?!

Sigurisht qe familja shqiptare do jete ne krize, pas gjithe atij presioni, pas gjithe atij tymi vlerash, pas gjith kesaj kulture “shalesh” qe ne po mundohemi te kultivojme duke kujtuar se po civilizohemi.



The Albanian - P2 - Çfarë mendoni se mund të bëhet më shumë për të parandaluar këtë problem?

S.Alimeta: Lista eshte sygjerimeve per ndryshim te gjendjes eshte e gjate dhe shumplanese, por ka te beje me te gjitha kendet dhe problemet e permendura me siper.

Mendoj se te behesh baba gjithmone ka qene e lehte. Jo vetem tani. Jo vetem ketu ne Britani,. Por te jesh nje i tille, eshte dhe ka qene, perhere, e veshtire.

Vecse, pernjimendi e them, megjithe zemer, se vertet ja vlen, megjithe veshtiresite dhe kokecarjet.

Familjen time nuk do ta ndroja me asgje ne Bote. Dhe mendoj se eshte me e lehte te japesh keshilla sesa vertet te ndihmosh qe situata te ndryshoje per me mire.

Shoqeria dhe Media.

Do tja filloja, me ngritjen dhe mbajtjen gjalle te idese dhe modelit te vertet ne gjithe shoqerine dhe bashkesine tone edhe atehere kur nuk kemi ndonje ‘bad news’ per te cirkuluar mes nesh ne shtyp apo TV. Familja nuk eshte si ajo vitrina e qelqte qe mundet te shpenzosh nje fundjave per t’a vene ne rregull dhe te shkelqeje. JO! Familja eshte si nje peme e shenjte qe kerkon vite dhe dekada (breza) per t’u rritur dhe forcuar. Po te perdorja nje thenie te urte ketu ne Britani to te thosha; Kush nuk duron vapen e kuzhines-me mire as mos te futet ne Kuzhine! Kete e kam per beqaret por edhe per ata gazetare pa eksperience familjare, qe ne mbushin gazetat me ‘krimin ne familje’ pa patur as edhe nje cikel Henor brenda familjes se tyre.

Ne duhet te mbeshtesim dhe inkurajojme institucionin e familjes dhe nuk duhet te flasim per familjen vetem kur ndonje psikopat kryen akte makabre e tronditese ne mes te familjes.

Sa here kemi trajtuar ne ne Gazetat dhe Televizionet tona problemin e emancipimit te familjes; ceshtjen e emancipimit te gruas ne familjen shqiptare; perfshirjen e femres ne politikeberjen e shoqerise; ceshtjen e lirise dhe detyrimeve bashkeshortore; ceshtjet e barazise ne familje; ceshtjet e te drejtave te femijve ne familje; ceshtjet e pages se pabarabarte per pune te njejte midis gjinise ne shoqerine e ketueshme etj. etj? Une mendoje se kjo ka ndodhur tmeresisht shume pak. Posa here dhe me sa dore dhe breke te zgjidhra kemi kaluar para ekranit lajme dhe “krye-lajme” nga te pathenat e yjeve, nga skandalet e Hollivudit, nga llumi dhe plerat e Perendimit qe ne na serviren si mode , si “trendi”, si normale apo akoma me keq; si elitare?! Hidhuni nje sy gazetave dhe do te bindeni.

Politika dhe Shteti

Ketu nuk dua te zgjatem se do te mbetem me ore te tera duke u perpjekur t’i nxjer fundin…por mendoj se NE duhet te nxisim dhe kerkojme nje politike me qytetare dhe me te moralshme nga vete politika dhe shteti. Me pak buje dhe me shume shoqeri normale. Me pak kacafytje kryenecesh kokeboshe dhe shume me shume prodhimtari dhe perparim kombetar. Krijimin e kushteve qe individed dhe familjet e shqiptareve brenda dhe jashte vendit te ndihet krenare per TA. Jo sepse ata jane me te mencurit nga gjithe politikanet dhe pushtetaret e Botes , po sepse ata, vertet mendojne per kombin dhe perpiqen per te miren e pergjithshme kombetare. Ka gje me normale se kaq qe te presesh nga Shteti yt? Duhet qe politika(anet) te mos reflektojne dhune dhe barbarizem ne ekranet televizive por te jen shembull te mirekuptimit dhe “rahjes” me ide dhe mendime dhe jo me te bertitura , fyerje, denigrim, dhe baltosje te pales tjeter politike. Kush nuk e kupton efektin shperberes te kesaj politike xanxare s’ka per kuptuar gje nga keto 16-te vite ne pluralizmin Tone.

Pa lere pastaj ç’far te permend per politikat e tjera te barazise gjinore, gjykatat e rasteve te abuzimit gjinor, standartet administrative te barazise dhe politikat miqsore ndaj familjes. Ketu nuk ka me vend per pritje apo kompromis. Shendeti dhe forcimi i familjesh eshte shendeti dhe forcimi i gjithe shoqerise dhe kombit. Nuk eshte e lehte. Por kush tha se qenkesh shesh me lule?

Ngritja dhe mbajtja gjalle e besimit dhe moralit eshte parakusht i te gjitha kushteve. Ka ardhur koha qe per keto ne shqiptaret e diaspores duhet te mendojme dhe te veprojme me seriozisht. Te parat investime qe shqiptaret kryen ne lirine perendimore keto dy dekadat e fundit, pervec shpenzimeve te tyre per moden dhe dukjen, ishte investimet tregtare dhe politiko-partizmat te çastit.

Ende ne Britani nuk eshte ngritur asnje Kishe asnje faltore. Edhe pse ne kushte me te veshtira rilindasit e Amerikes ja munden te krijonin Kishat dhe Objektet e Besimit ne dheun e huaj. Kur nuk ishte shteti, ne historine e fqinjeve tane, qe Kisha ajo qe e mbajti kombin dhe identitetin e tyre. Ndonese me te vone dhe me te ceket se shqiptaret nga pikpamja e autoktonise dhe fortesise se etnosit, perseri fqinjet tane, Serbe apo Greke, nepermjet Kishes dhe Besimit te tyre munden te mbajne kombin dhe faren e identitetit brenda ne teritorin e tyre dhe jashte tije, afer kufirit dhe jashte kontinentit ne Australi, Amerike e gjetke. E di qe shume veta do te me keqkuptojne ne kete pike sikur une te jem per ngritjen e kulteve dhe “percarjen e kombit ne kisha dhe xhamija” Por une s’po ofroj kete.

Fjala eshte per dicka memadhore dhe me serioze se kjo. Fjala eshte per shpetimin e shpirtit te shqiptarit. Une e di sa e rendesishme ka qene dhe mbetet filozofia komb-formuese ‘Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria”. Por une besoj se Shqiptari dhe Shqiperia nuk do te shpetoje vecse me dollaret Amerikane apo Eurot e BERZh-it, por me se shumti do te shpetoje me ndihmen, hirin dhe faljen e Zotit. A kemi mundesi NE te krijojme nje fe apo doktrine fetare (besimi) qe nuk ka lidhje me asnje fe kompromentuese pereth nesh, sidomos nga lindja (Islami apo ortodoksizmi)? Ndoshta Po.

Por nese s’mundemi atehere duhet te zgjedhim ate me te miren per NE; ate me miqsoren dhe me dashamiresen, qe eshte feja dhe besimi i lashte i shqiptereve dhe i kontinentit meme. Prandaj nuk duhet te rrime duar kryq dhe te ngrefosemi per pallatet shumekateshe, per benxat, per makinat 4 X4, per Lokalet e ‘papame’ apo per rrobat e shtrenjta, por duhet te punojme si bleta dhe si rilindasit tane qemoti.

The Albanian – P3 - A keni ndonjë mesazh që mendoni se do të ndikonte në frenimin e këtij fenomeni?

S.Alimeta: Megjithese e dua dhe e vlersoj ‘te hollat’ (qofshin Leka, sterlina , dollare apo euro) per aq sa duhen vleresuar, perseri me duket sikur bashkekombasit e mi e kane kapur peshkun nga bishti. Nuk jane te hollat qe do te me benin mua te lumtur, por eshte jeta dhe puna qe do me nxjerin mua dhe bashkombasit e mi ne drite. Ne kete kuptim do te permendja edhe thenien Biblike tek i Timoteo “Dashuria e verbere e parase eshte origjina e gjithe te keqijave”. Disa te mjere, si ai qe degjuam permes gazetave te fundit, qe mundohen te pasurohen brenda nates, permes lojrave te fatit, pa pune dhe djerse, duhet ta kuptojne se per ta do te kete vecse fund tragjik dhe fatkeq. Ky lloj fundi eshte me se i sigurt per te gjithe ata qe e bazojne te arthmen ne shtylla fallse dhe themele prej rere. Por po te permendja nje thenie tjeter Konfuciane qe thote ‘Martesa dhe familja shtrihet ne fund te gjitha qeverive’ do te kuptonim se sa e rendesishme eshte ajo qe NE shqiptaret, prej mijra vjetesh e kemi patur si institucionin tone te vetem shoqeror, qe na ka ruajtur si komb dhe si etni, ajo qe ne e quajme familje dhe vatra familjare. Por ashtu sic thoshte filozofi tjeter Amerikan Benjamin Franklin (1706-90) “Ku ka martese pa dashuri, do te kete dashuri pa martese” Tragjikja dhe tronditese eshte kur te ne futet krimi dhe aktet e dhunes brenda.

Por me apo pa martese, me apo pa dashuri, krimi ka vec nje emer. Ai eshte krim dhe duhet trajtuar si i tille. Dhe ne duhet ta çrrenjosim. Por rruga eshte e gjate dhe do te kerkohen te gjitha mjetet dhe burimet njerezore perfshire dhe burgun dhe lutjen, dhe faljen dhe diturine, dhe meshiren dhe ekonomine, dhe politiken dhe pushtetin, edhe shokun dhe vellain, edhe motren dhe prindin, megjithe mediat per te verteten, fjalen e mire e bindese.

Nga Shpetim Alimeta

© Korrik 2007 - Te gjitha te drejtat i takojne autorit.