Sunday, September 24, 2006

Ender Ballkanike

Endër Ballkanike

Buzëmbrëmje.
Kuajt e djersur
Kalorësit e ushtrive të mekura
Erdhën dhe mbrehën
T’rraskapitur.
Troku i tyre
Murgeshat besnike zgjoi.
Turfullimat
Ngrohën me avuj,
kurmin e dehur
të një muze Epirote
Pylli i pishave të vjetra
Ndodhira të mocme e trille endacakësh
Nisi të tjehrri

*******
Një manastir i braktisur
Kurator nopran
e skutë kureshtjeje
Qe në këto anë.
Aty shpesh,
Prijësit të vegjëlit e tyre
patën futur për shpëtim.
Udhësit e viseve t’përtejme
Kishin bujtur
per shlodhje e shërim.
I dërguari i Despotit
Verë të bekuar
pat pirë gjer ne te gdhirë

E…tek e vona,
filma bardh e zi
qenë xhiruar me frymë marksiste

Por nuk dihej
Nëse dikush kish ndjerë
Magjinë dhe peshën
E temjanit të kohës
Tek shkrihej në lirën dhe lahutën
Arbëreshe

© Shpetim Alimeta London ‘98







Kosova në kronikat e kahershme

Kumte tradhëtie
Si në kohët Bizantine
Ende përcillen
Poshtë e përpjetë
Perandorive që shkuan

Demonët e padrejtësisë
Akoma pozojnë si Hamletër.
Një maskë humanizmi
Bota e Lirë
Për vehte s’po gjen
Dheut te Ilirëve

Qielli i mbarsur është me dhimbje
Drini thikat Makbethiane
Nga gryka në grykë
Shplan pa vajtim

Malet Dardane
Mezi po durokan
Dëboren të shkrijnë
Per të tharë etjen e shqipeve për Liri
Orakujt dridhen në makth
Tek tregojnë të vërteta
Që ftohtësia e dheut
Zjarret Osmane
Intrigat Evropjane e…
Kolera e Kuqe
Dot s’i mbuluan me hi.

Kosovë…
Një nga një emisarët
Ikin e vijnë
…Njëri pas tjetërit
Politi-profesorët pedant
Përpiqen të mësojne nje këngë
që Ti e njeh mirë.
Vitet buzën tënde kanë tharë
Korbat kanë zëne të përgojin
Keqas
Dëshiren Tënde
Për t’fluturuar e LIRE.

© Shpëtim Alimeta London ‘98-‘99