Sunday, September 24, 2006

Ndarje ne Itake

Si cdo mēngjes,
si cdo shkēlqim
mbaroi dhe kjo ngrohtēsi
nē faqe ke nje lamtumirē
nē sy t’fillon njē trill.
C'u ngrit njē pulēbardhē
e qamja kaploi shpirtin
mē vjen njē mall vere
mē vjen nje dehje dimri.
Tē ik tē marrē dhenē
Tē mbyllem vec me Tinē
Asnjē tē mos na gjejē
Pa hir nē Perēndinē
Pa celular, pa vizitorē
atje me pak tē mira
me vjeshtēn do magjepsemi
me retē do bejmē cudira.
Tē dy nga pak ligsht
Nē fyt do t'na mblidhet
si nje humbje e brishtē
e pēr miqtē e ikur tutje
Me fund nga njē gotē do kthejmē.
Pastaj do pimē pēr lashtēsinē
e filozofē anoimē
pēr bukurinē antike,
lirēn e vjetēr
dhe orakujt Druidē.
Mes zjarmit prej fundvjeshte
nē na zēntē shiu,
teatrit tē lashtē do harohemi
nēn ullinjtē e mocēm,
nē heshtje,
me u pērpjek tē kapin
ndjesinē e asaj jete
pa kthim
e pa ndotjet moderne.

E pastaj, mike;
Me Ty tē gdhihem
me Ty tē shkrihem
limaneve tē lashta tē Mesdheut.
Tani kur strehza ime mē thēret,
flokēve tē Tu mē mbeti vullneti
e belin tēnd porsi Hyjni
lēmoj si mermer
mēngjezeve nē detin Jon.
Pas numērimit tē yjeve nē qiell
bisedave pa ndonjē lidhje
me Hēnēn e plote
dhe akteve Homerike
Me ty mē pihet
me Ty mē flitet
me ty mē behet
me ty tē ngrihem
ndēr mbulesat e bardha
sipēr dheut tē t’parēve

Kur nē sy tē shihemi
Si fajtor adoleshentē
Deshiroj tē t’rrēmbej
Si njē virgjēreshē prej dere tē dēgjuar
Dhe tē t’coj nē njē dhomēz hoteli
Buzē Egjeut
pēr tē t’pērkushtuar
gjithē kēngēt e vjetra;
Pēr tē ndukur, puthur e kafshuar
me afsh tē pērvēluar
pēr tē t’shqyer kēmishēn
dhe gjoksin e bardhe tē cliruar
pēr t’a shtrydhur
si nje epoke qē s’dua t’a humb.

© Shpetim Alimeta 2004


















Ne Struge

Nē Strugē


U nisa
Me njēmijē ēndra
dhe rrugēza tē prera nē mes
Vec tē t’i shihja sytē.
Nē shpinē: peshēn e brinjēs
dhe fjalēn e mēmēs,
nē zemēr: shikimin e tim Ati
dhe brengēn e Arbrit.
U nisa
pēr tek mitra e Drinit
qē buzēt e plasura
t’Liridonēs ka njomur
e gjakun Pellazg ka pastruar.
nē mote tē ndotur plot
me ulurima Ujqish tē egēr
E jargē cakenjsh.

T’mbarsur janē malet pēreth
E murgjit e Brukselit vargje monotone
Nēn ajrin e rēnduar me temjan politesk
Murmurisin

U nisa
e si nje arratin kalova,
i penduar,
mes pēr mes detit e maleve
pēr tē mbēritur kaq pranē
liqenit t’pa fajshēm
dhe shpirtit te trazuar tē poetit.
tē dēgjonja klithmēn
e thirjet e tē parērve
pēr Liri nēn qiell tē hapur
Nē Sturgē,
si nē shtēpinē time,
njerēzit tē prekin
me bujarinē fisnike,
nē Strugē,
ēshtē rringjallur njē shpresē.

© Shpētim Alimeta, Struge 2003

Ender Ballkanike

Endër Ballkanike

Buzëmbrëmje.
Kuajt e djersur
Kalorësit e ushtrive të mekura
Erdhën dhe mbrehën
T’rraskapitur.
Troku i tyre
Murgeshat besnike zgjoi.
Turfullimat
Ngrohën me avuj,
kurmin e dehur
të një muze Epirote
Pylli i pishave të vjetra
Ndodhira të mocme e trille endacakësh
Nisi të tjehrri

*******
Një manastir i braktisur
Kurator nopran
e skutë kureshtjeje
Qe në këto anë.
Aty shpesh,
Prijësit të vegjëlit e tyre
patën futur për shpëtim.
Udhësit e viseve t’përtejme
Kishin bujtur
per shlodhje e shërim.
I dërguari i Despotit
Verë të bekuar
pat pirë gjer ne te gdhirë

E…tek e vona,
filma bardh e zi
qenë xhiruar me frymë marksiste

Por nuk dihej
Nëse dikush kish ndjerë
Magjinë dhe peshën
E temjanit të kohës
Tek shkrihej në lirën dhe lahutën
Arbëreshe

© Shpetim Alimeta London ‘98







Kosova në kronikat e kahershme

Kumte tradhëtie
Si në kohët Bizantine
Ende përcillen
Poshtë e përpjetë
Perandorive që shkuan

Demonët e padrejtësisë
Akoma pozojnë si Hamletër.
Një maskë humanizmi
Bota e Lirë
Për vehte s’po gjen
Dheut te Ilirëve

Qielli i mbarsur është me dhimbje
Drini thikat Makbethiane
Nga gryka në grykë
Shplan pa vajtim

Malet Dardane
Mezi po durokan
Dëboren të shkrijnë
Per të tharë etjen e shqipeve për Liri
Orakujt dridhen në makth
Tek tregojnë të vërteta
Që ftohtësia e dheut
Zjarret Osmane
Intrigat Evropjane e…
Kolera e Kuqe
Dot s’i mbuluan me hi.

Kosovë…
Një nga një emisarët
Ikin e vijnë
…Njëri pas tjetërit
Politi-profesorët pedant
Përpiqen të mësojne nje këngë
që Ti e njeh mirë.
Vitet buzën tënde kanë tharë
Korbat kanë zëne të përgojin
Keqas
Dëshiren Tënde
Për t’fluturuar e LIRE.

© Shpëtim Alimeta London ‘98-‘99