Thursday, January 11, 2007

Të mirat dhe të keqiat e Bashkësise Shqiptare në Britani - Aspekte të bashkëpunimit dhe ndarjes.

Nga Shpetim Alimeta

Intervistoi për Gazetën ‘The Albanian’ gazetari Bashkim Metalia

Pyetja 1
Përsa i përket bashkëpunimit me organizatat simotra dhe më gjërë , a mendoni se është në nivelin e duhur , në
se jo , a mendoni se ka vend te shtrihet më tej këtë bashkëpunim ?

Përgjigje:U
në mendoj se, kohët e fundit, ka patur një vetëdijesim të prekshëm të udhëheqësve aktivë të Bashkësive, Organizatave, Komuniteteve, Qëndrave dhe Klubeve te ndrushme te Shqiptarëve ë ardhur nga të dyja anët e kufirit të Shqipeve në Britani.
Bashkëpunimi është ngritur mbi nivelin e mëparshëm që ishte thjesht në lartësine e FTESA-ve për të marë pjesë në aktivitetet e 'X' - Bashkësie, Organizate, Komuniteti, Qëndre, Klubi apo Shoqërie
, nga simotra e saj.

Bashkëpunimi tani po merr trajtën e një partneriteti të vërtet midis organizmave simotra, me interesa dhe qëlli
me të ngjashme. Tanimë, fatmirësisht po kuptohet, se nuk mundet të ecet vetëm me politika të ngushta klaneske dhe krahinore, nëse vërtet synohet profesionalizëm dhe nivele të qënësishme të punës dhe standarteve, të cilat duhet të jenë të njejta me ato të simotrave të tjera Europiane te Jug-Lindjes në Britani (në mos, më mirë se ato).
Po kupt
ohet se; kushtet dhe mundësite e mira dhe te jashtezakonshme ketu në Britani, kërkojne njerez me vizione të qarta dhe mendje të hapur, njerez me shkallë të lartë profesionalizmi dhe kulture, njerëz dhe talente te caktuar nga cdo fushë, nga cdo degë dhe shtrese e shoqerisë.

Nuk mundet të ecet më me arrivista dhe njerez të 'bryleve' me 'provincializma' me 'inate personale' të cilat helmatisin një shoqëri të tërë, me gardhe dhe dasira të gjithefarlloji, me partizanizma partiake dhe fanatikër mendjengushtë.

Ajo kohë du
het të kishte marrë fund me "merimangat" e pas Luftës së Dytë Botërore, kur në Diasporën Shqiptare në Amerike bënte kërdine përcarja ideologjike, kur lufta e urryer e klasave infektonte dhe gjakun e pastër të degëzimeve të Shqipeve në Boston, Bruksel, Bukuresht, Izmir, Detroit, Cikago, Londër dhe New York.

Gjendja "e gardheve" dhe "e murreve" të mos-bashkëpunimit dhe mungeses së konsensusit qytetar, në Diasporën Shqiptare në Perëndim, gjatë viteve të Diktaturës dhe 15-vjetë pas shembjes së saj, merriton nje hulmutim të vecantë dhe të thellë, por unë mendoj se disa mësime jane nxjerë, për të esur per nga kahu i mirë.

Sido
mos pas vitit 1999-ës, kur Kombit Shqiptar po i duhej të kalonte sprovën e ekzistencës së Tij, (prove e cila , deshti Zoti dhe u kalua me sukses), vërrehet të jetë rishfaqur një tipar mjaft i rendesishem midis shqiptarëve dhe Organizmave Jo-Qeveritare (OJQ-ve, OJFP-ve, NGO-ve, ) ne Britani, ShBA, Itali, Kanada, Belgjike, Gjermani dhe Zvicer; Tipari i bashkepunimit pa kriter krahinor midis Shqiptarëve që vijene nga Shqiperia e Vogël, ose nga ajo që ne jemi mësuar ta quajmë Shqipëria Mëmë dhe Shqiptarëve që vijnë nga Trojet e tjera Shqiptare, jashtë kufijeve ekzistues, si nga Kosova, nga Mali i Zi, nga Maqedonia, nga Greqia dhe Arbëreshët e Italisë. Sot tëpaktën, nuk vihet re më ajo dasi që e kishte burimin tek vija famëkeqe ideologjiko-proletareske që shprehej aq keq në formulën që belbëzohej me pathos nga goja e zyrtarëve komunist të Tiranës; 'Vëllezërit Kinez dhe Shokët Kosovarë'.
Fatmirësisht sot është bërë, mëse se normale, bashkëpunimi dhe përfshirja e ndërsjelltë e Shqiptarëve pa dallime kufijesh. Posacërisht kjo është e prekshme edhe në Londër dhe në Bedford, d
he në Birmingham ,dhe ne Manchester, dhe në Ipswich, dhe në Gllazgou, dhe ne Kent etj.

Ndaj mu duk
mjaftë i pa vertet, i pa vend konstatimi steriotip-negativ i gazetares Jeta Xhara në emisionin e saj 'Jeta në Kosovë' realizuar me bashkesinë shqipefolëse të Londrës në vjeshtën e 2006-s. Ajo, jo vetëm që nuk kishte kryer akoma si gazetare, detyrën elementare të shtëpisë, per të kryer kerkimet dhe zbulimet e duhura para programit, por edhe hodhi vec etiketa të padrejta drejt pjestarëve të bashkësisë shqipfolëse në Londër/Angli si njerez "problematik" dhe se "si Shqiptarët nuk 'u bokan' me Kosovarët" (?!) . Ky konstatim është shumë i padrejt dhe mjaftë i pa qenësishëm. Ketu në Britani ka shembuj të mrekullueshëm të një bashkëpunimi të shkëlqyer pa dallime midis atyre 'matanë kufiret' apo atyre 'këtej kufirit'. Ata që nuk duan të shohin, sigurisht, s’kanë se si të shohin. Nga të gjitha cilësit e tjera, fatmiresisht, ato që adresoi Jeta Xhara, nuk ekzistojnë. Ata që nuk ja duan të mirën shqiptarëve, bejne cmos t’i fryjne, dasive të tilla, edhu kur ato nuk ekzistojnë.

Foto: Mirm
ëngjes Londer!

Pyetja 2
C’ka nuk shkon dhe i mungon komunitetit tonë ne Britaninë e Madhe , si mendoni se mund të jeni sa më afër zgjidhjeve të problemeve të tij ?

Pergjigje:
Ajo që mungon, mendoj unë, është e një natyre krejt tjetër
;
Mungesa e bashkëpunimit vërrehet në nivelin mbi-komunitar, d.m.th një Organizate 'X' preferon, ose eshte krejt e mbyllur per te krijuar partnershipe (bashkëpunim) me një Organizatë 'Y' kur vjen puna që duhen bashkim forcash dhe ndarje të talenteve të caktuara, kur nuk mundet të përballohet nje projekt qoftë edhe vetëm për arsye të burimeve njerëzore, fatkeqsisht shkohet dhe ulet shumë keq niveli i projektit apo i shërbimit, vetmas sepse nuk pranohet, apo nuk konceptohet bashkëpunimi. Shembuj të tillë fatkeqsisht, ka me qindra tek NE. Shikoni Diasporën Greke ketu në Londer, shikoni Rumunët dhe do te bindeni per keto që po them. Nuk po sjell ketu Diasporën Yahudite, se me ta NE, as që krahasohemi.
Ecja me metoda fort të vjetra dhe stile anakronike të tipit te "Forumeve të LDK-s në Diasporë", Dega e të Majtëve(PS) apo "Sythi" i të Djathtës(PD-s) apo të 'Shtabeve të UCK-së në Kurbet". Ndonëse ne zbehj
e e siper nje mentalitet i tille i ngusht, i dëmshëm dhe kundër-produktiv është ende midis nesh, fatkeqsisht. Koha dhe vizioni i tillë parcialo-bolshevik, duhet të marrë fund njeherë e mirë dhe ne duhet të ecim perkah atyre gjërave që na bashkojne, si shqiptare, dhe JO përkah atyreve që na ndajnë pikerisht aty ku, NE asnjëmënyrë, nuk duhet të ndahemi.
Mungesa e mosasimilimi i një kulture Anglo-Saksone me tipare bashkepunimi dhe kritere të shëndosha të skuadrës. Edhe pse shumica prej nesh jetojmë në Britani mesatarisht mbi 6.5 vjet, përseri NE sille
mi, sikur të vegjetonim ende në zgëqet e sëmura të kulturës Ballkanike; pa sensin e skuadrës dhe pa kulturën e 'punës në skadër' (Team Work)
Dashakeqsia dhe konkurrenca e sëmure (negative) e fshatareske, midis disa individëve te caktuar, në krye të disa OJQ-ve qe ekzistojne sot në Diasporën Britanike është një tjetër problem mjaft frenues. Këta të mjerë, të ardhur prej nga nje shoqerie që nuk e kish fort te zhvilluar (ne rastin më të mirë) dhe nuk e njihte fare Kulturën Qytetare Shoqërore (The Culture of Civic Society ), në rastin më të keq, vazhdojnë të mbajnë peng harmonizimin e veprimeve, bashkrendimin e forcave, ndarjen e eksperiencave midis bashkësive, shoqërive dhe organizmave shqipfolëse, ketu në Britani. Prirja e tyre është për kah "Kullës" dhe jo përkah "Metropolit"; tendenca e këtyre dallkaukëve është perkah "fisit" dhe JO perkah "gjithshqiptarëve"; koka e tyre (nëse u ekziston...) o
rjentohet perkah "mehallës / katundit" dhe JO perkah KOMBIT. Këta individe i përkasin të kaluarës dhe sot po verejme me optimizem që koha dhe zhvillimi po i lë krejt prapa (Nuk ka si të ndodh ndryshe!)
Mungesa e nje strukture koordinuese ambrellë, që do të bënte harmonizimin e të gjithave përpjekjeve dhe talenteve vecmas të sejciles OJQ. Përshembull është konstatuar se keto 10 vjetët e fundit ka pasur me dhjetra raste kur në të njejtën ditë, apo edhe ma keq, në të njejtën ore / kohe janë mbajtur dy apo tre aktivitete, në të njejtin qytet ( disa herë p.sh. në të njejtën lagje të Londrës) nga me shume se dy OJQ shqiptare. Kjo jo vetem qe ka cuar me hijezime (overlaping), me përplasje dhe dasira
me antaret e bashkesise (qe edhe kaq sa është, është disi e vogël) qoftë edhe nga pikpamja e biletave në audiencë (Box-Office) por edhe ka krijuar vështiresi te tjera logjistike të tipit burimor. Tentativa të ndryshme ne drejtim te krijimit të një strukture që do të krijonte një lloj Super-Strukture (Organizate te tipit 'Ambrellë') midis organizmave te shqiptareve vec e vec, ne te kaluaren kane dështuar, kush që në embrion dhe kush sapo të mbillej fidani. Arsyet kane qenë të ndryshme, dhe pjeserisht lidhen direkt me defektet e mësiperme, por edhe për një fakt qe shpesh harrohet dhe që ka lidhje me periudhen e nevojshme te pjekjes dhe vet-ndërgjegjsimit të Shqiptarëve. Duket se kjo periudhe është duke mbaruar dhe tash po shikojme nje pjekuri të mjaftueshme për një arkitekture më të epërme dhe me komplekse te Shoqërise Qytetare (Civil Society) sic është ajo e Forumit të shumë mini bashkësive, sic është ajo Rrjetit, Tryezës të Rumbullakët të OJQ-ve Shqiptare në Britani (organizem ombrell gjithe-përfshires dhe harmonizues).
Mospërf
shirja e cuditshme të organizatave shqiptare në jetën, strukturat dhe rrjetet përkatëse Britanike. Puna e izoluar dhe e ndarë nga zhvillimet bashkëkohore të organizmave simotra Britanike është e destinuar të dështojë dhe te mos integrohet në shoqërinë e këtueshme. Unë mendoj se; është plotësisht e mundshme të jesh pjestar aktiv i shoqerise së këtueshme Britanike, duke qenë në të njëjtën kohë dhe organizëm, bashkësi, forum, klub apo shoqëri, me karakter shqipëtar apo që i shërben komunitetit shqipfolës. Harmonizimi i aktivitetit në të dyja këto nivele është vecansi e subjekteve profesionale.
Mungesa e fondeve dhe strukturave përkatëse që të dy shtetet Shqiptare (me kryeqëndrat në Tiranë dhe Prishtinë) duhet të vënë në dispozicion të zhvillimit dhe progresit të Bashkësive Shqiptare në Diasporë. Eshtë për t’u përmendur që në rastin e Kosovës është e pafalëshme të mos kri
johen hapsira dhe lidhje të forta, të drejtpërdrejta me Shqoqërine Qytetare( The Civic Society) për njohjen e Kosovës në Britani (po edhe në gjithë Botën Perëndimore). Në kushtet e mungesës së Përfaqësisë Kosovare (The Kosova Embassy) në Londër (po edhe në gjithë Botën Perëndimore) ndihma, fuqizimi dhe zhvillimi i aktivitetit(eve) të Shoqërive / Bashkësive / Shoqatave qytetare këtu, do të ndihmonte dhe përshpejtonte njohjen e Kosovës në tërësi. Kush e pengon qeverinë e Kosovës te ndihmojë Shqerinë e saj Qytetare (The Civic Society) në mungesë së Ministrisë së Jashtëme te Kosovës ? Unë mendoj se askush, vecse mungesa e konceptit dhe kulturës përkatese. Këtu nuk bëhet fjale vetem për të ardhura dhe fonde. JO! Në rastin e Qeverisë së Tiranës e keqja ‘fle’ nën të njëjten ferrë dhe shkurre. Krijimi i Institutit Shqiptar për Diasporën, organizëm që duhet te ketë fuqine dhe muskujt e një Ministrie të Qeverisë së Tiranës, tashmë është një URGJENCË. Problemi që kanë shqiptarët me imazhin popullor në Perëndim nuk mundet të shërohet nga disa individë të dështuar dhe të mykur qosheve pa fantazi të Ministrisë së Jashtëme të Tiranës. Koha ka shtruar për zgjidhje, prej gati dy dekadash, problemin madhor të ngritjes së moralit në shpirtin e Shqiptarëve në Diasporë dhe Shteti Shqiptar, duhet të kriojë hapsira, struktura dhe fonde përkatëse për zhvilluar e për të lidhur urat me Diasporen Shqiptare në Perëndim dhe më gjërë. Pas të gjithave, Diaspora Shqiptare (ajo e vjetra dhe kjo e reja) akoma vazhdojnë të sjellin gati gjysmën e të ardhurave valutore në të dyja anët e kufirit Shqiptar. A nuk e meritojnë keta shqiptare nje vëmendje dhe investim më të madh nga shtetet e tyre?

Foto: Mirëmëngjes Kosovë!

Pyetja 3. A
Kosova është në prag të shpalljes së pavarsisë së saj , a keni ndërmend që t’i kushtoni një rëndësi të veçantë parapregatitore në bashkpunim apo vetëm , që te kemi një manifestim celebrues ?

Përgjigje:
Mendoj se sfida e njohjes së pavarsisë së Kosovës nga Bashkësia Ndërkombëtare do të kërkojë, ashtu si gjer më tash (por edhe më intensivisht) një bashkëpunim dhe ngritje në nivele më të epërme të Bashkësive dhe Shoqërive Qytetare në Britani (dhe në gjithë Perëndimin). Unë mendoj se në fund te Janarit 2007, Shteti i Kosovës do të kërkoj njohjen individuale, vec e vec, të Qeverive të ndryshme anëtare të OKB-s, pasi parashikoj dhe ndjej që Propozimi i Martti Ahtissarit të mos jetë i pëlqyer për Shqiptarët e Kosovës. Nga kjo pikepamje, del me një rëndësi strategjike shumëfishimi i forcave dhe i bashkëpunimit të Shoqërive / Bashkësive / Shoqatave qytetare Shqiptare, këtu Britani dhe në gjithë Perëndimin. Kjo kërkohet qysh tani, pa mbaruar viti 2006, dhe duhet të vazhdojë përgjat gjithë gjysmës së parë të Vitit 2007. Mendoj se do të ketë nevojë për 100-fish më shumë punë sesa për ‘festim’ në mënyrë që Kosova të njihet si Shtet i Pavarur dhe progresist. Sigurisht qe ne po punojme dhe jemi te hapur ber bashkepunim me te gjithaneshem dhe me cilesor se gjer me tash. Mundet te permend ketu, qe Pranveren 2007 do te Organizojme Stinorin 2 te Filmit Shqip 2007. Ky projekt ka filluar pergatitjet dhe aty, sikurse ne Stinorin e Pare, do te ket filma dhe autore nga te gjitha trojet shqiptare. Bashkëpunëtorët tanë ketu në Britani jane, ashtu si gjerë më tash, të ardhur nga të dyja anët e kufirit, përkatësisht nga Shqipëria, Kosova, Greqia, Maqedonia dhe Mali i Zi, dhe pa dyshim midis nesh ka dhe bashkëpunëtorë e specialistë Britanez.
Pyetja 3. B
Mesazhi që jepni për shqiptarët në përgjithësi dhe komunitetit shqiptarë në Britani në veçanti ?
Përgjigje: Mesazhi im për shqiptarët dhe komunitetin Shqiptar në Britani është: Bashëpunimi dhe puna në partneritet është veti e njerëzve të qytetruar në këtë Botë të ndërvarur. Së bashku NE na shqetësojne probleme të njejta, ashtu si na bashkojnë cilesi, fate dhe tipare të ngjashme. Së bashku NE mundemi të zgjidhim ato probleme që nuk mundemi të ngadhnjojme vecmas. Zgjohuni dhe shikoni mundesitë, se pengesat i shikojnë të gjithë!


© Copyright / Të Drejtat i takojnë Autorit Shpetim Alimeta – Angli Dhjetor ’06 - Janar ‘07