Eshte nje thenie tek ‘Inferno’ e Dantes qe shpesh me sillet perqak tek shikoj punimet e Ekspozites se fundit ne pritje per tu hapur, “ Kujtese dhe Peisazh” ( Memory and Landscape) te Artistit Naim Maqedonci qe thote: “ Arti, sa te mundet, ndjek natyren, porsi nje nxenes qe perserit mjeshtrin e vet, keshtu arti duhet te jete, sikur te qe, nje femije e Zotit”. Kjo ndodh me mua, jo thjesht se ngjyrat dhe siluetat e furcave te vajit te Naimit krijojne mrekullisht nje pjeses, nje grimcez, nje pamje te bekuar te Natyres porse mesazhi dhe dedikimi i punes se Tij si artist ka nje vlere prej femije te Zotit.
E kam fjalen per ate dimension gati sublim qe percjell piktura dhe punimet e Naimit. Puna e tij ka nje piknisje mbinjerzore, ka nje burim gati sherues dhe qetesues njekohesisht, ashtu sikurse mundet te ket per nje njeri tejet te vrare shpirterisht tek shikon mbrekullite e Natures pereth.
Arti i Naimit nuk eshte per te kaluar kohen. Ai nuk rendet pas modave te kota.
Arti i Tij arrin te sheroj nje viktime te dhunes dhe menxyres Serbe ne Kosove. Gjithe puna nje-vjecare e autorit, i dedikohet nje vajze prej Kosove, qe eshte keqtrajtuar qe eshte gjate jetes se saj ne Kosove.
Autori, ne procesin e krijimit, vecse ka realizuar nje deshire te vajzes Kosovare, e cila ka vetem nje kerkese ; “Te shikoje Natyren” Ajo vetem do te harroje duke u gjetur qofte dhe ne imagjinaten e saj, prej krijese te Zotit, ne gjirin e Natyres. Kaq i madh eshte humbja e besimit te Njeriu, sikur ky (njeriu) te mos qe edhe Ai nje krijese e Zotit! Apo, kushedi ?
Autori, si nje sherues i falur nga Zoti, perpiqet te realizoje kete deshire te vajzes se traumatizuar. Ai futet ne labirinthet e shpirtiti te viktimes dhe ndane me te dhimbjen dhe terrorin. Artisti ne kete drejtim eshte me nje mision shume fisnik pervecse qellimit estetik. Ashtu sikurse Robert Browning( 1812-89) i thoshte artistit “ Puna jote eshte te pikturoje shpirtin e njeriut.” Ashtu dhe ne kete mision qe duket se eshte arritur paq, arti i Naimit perpiqet edhe te na transmetoje ate depresion dhe ate turbullim te shpirtit te femres pas traumes se luftes ne Kosove.
Ne fjelet e nje shqipeje qe tingellon bukur nga Naim Maqedonci, ndonese e ka lene Kosoven fare femij, ai shprehet : “Ekspozita ime ‘Kujtese dhe Peisazh’ eshte dicka rreth dhimbjes, porse dhimbja, mundet te ndahet bashkarisht”
Dhe autori, me kete Ekspozite, ndan me vajzen shqiptare prej Kosoves dhimbjen e saj.
Nuk mjaftuan as edhe seancat e degjimit 6-7 muajsh prej intervistave te gjata per te ndare dhimbjen me viktimen.
Dihet se per nje te depresuar apo te semuri mendor, dhurat me te madhe nuk mundet te ket sesa te gjendet dikush qe te ofroje paqe dhe qetesi. Dikush qe te ofroj ate c’ka vetem Zoti e ka krijuar, Natyren. Dikush qe te digjoje me vemendje dhe te ndaj dhimbjen me Ty, ne momente humbjeje te besimit, eshte me shume sesa nje kalimtar.
Naimi me thote; “S’kam pas mundesine me e ndihmu ma shume ate vajz,…nuk munda t’a ndihmoja me te holla(financiarisht) por vecse jam munduar te ndaj dhimjen me Ate vajze.” Dhe artisti, qe per te jetuar punon si Kuzhinier ne Resorantin e vellai te tij, nuk mundet te ndihmonte me shume se kaq them une. Ne raste te tilla te hollat kane shume, shume ma pak vlere, sesa gatishmeria per te ndare dhimbjen me gjithe fuqine e shpirtit dhe te imagjinates qe duhet dhe kerkohet per nje ekspozite pikture.
Me tutje ai me tregon me nje sinqeritet qe une e vlersoj mjaft, “…mundet me pa ne punimet e mija, fytyren e femnes ne sfondine depresionit.” Ai vete thote se “kur kam pikturu, une gjithmon kam pas parasysh fytyren e cikes” dhe ne pergjithesi personin e femres qe ka kaluar permes menxurave te luftes ne Kosove.
Dhe vertet, ashtu sikur Aristoteli 322PK tek Metafizika thoshte “ Arti eshte nje forme me e larte e njohjes sesa vete eksperienca.” Ashtu dhe punimet e Naimit kalojne, plaget, brengat e Kosoves, tymin e luftes se 99-tes, burgjet, perdhunimet dhe meren vetem me ate misjon qe ka arti i vertet qe nuk mundet te permblidhe me bukur pose nga Aristoteli ne nje tjeter rrjesht tek Fizika 320PK “Pjeserisht, arti mbaron ate c’ka Natyra nuk mundet t’a perpunoj, dhe pjeserisht, e imiton ate(Natyren)”.
Ne deshiren e sinqert te cikes(vajzes) prej Kosove, “ vetem per te harrue cdo gja..” autori i ekspozites “Kujtese dhe Peisazh” duket sikur kryhen ne detyrim moral karshi saj.
Ai ofrom driten dhe hijet e Natyres, ai jep nje relief abstrakt por edhet te kapshem njekohesisht. Naimi duket sikur mundohet ta mbaje fort ne koleksionet e tije, copeza prej terrenit, prej fushave ne vjeshte, prej luginave me trill Dimeror, prej pafundesise se Detit per te mbajtur nje premtim te pa shkruar karshi cikes(vajzes) prej Kosove qe” vecse do te harroje gjithcka…”
Dhe ne kete pune artistike mjaft te arritur Artisti i komunitetit Shqiptar ne Londer, me Ekspoziten e fundit “ Kujtese dhe Peisazh”(Memory and Landscape) ka sjell mjaft bukur pjesen e dhimbjes se tij, qe ka ndjere dhe ka ndare me vajzen dhe na fton te gjithe NE te lexojme dhimbjen, por duke u munduar te harojme ne gjirin e bekuar te Natyres. Njesoj sikur Matthew Arnnold(1822 –88) tek ‘Mungese’ na thoshte “ Dhe NE harojme sepse duhet te harojme, dhe jo sepse NE do te harojme”.
Punimet e Naimit jane nje vegullim e perndritshem i peizazhit edhe na sherojne edhe pse mundet te ndjehemi paksa keq. Shkoni dhe shikoni prej 23 – 25 Qershor, ne Galerine Nolias, Ekspoziten “ Kujtese dhe Peisazh” (Memory and Landscape) per te kupuar ate mision fisnik qe ka arti ne pergjithesi, qe midis te tjerash eshte: Te na fisnikeroje te gjitheve.
© Shpetim Alimeta per ALBANIAN Qershor 2006
Kush eshte Naim Maqedonci?
Naim Maqedonci ka kryer Gjimnazin ‘Sami Frasheri’ ne Prishtine.
Student i Vitit te Trete ne Kolegjin e Artit ne Wimbeldon / Londer
Kuzhinier Mjeshter ne Restorantin e mirnjohur ne zemer te Londres “KOHA”. Ai thote se gatimi dhe paraqitja e ushqimit eshte pa dyshim nje art i vertet.
Ekspozimi i tij e pare publik ne Londer ka qene ne nje ekspozim te Deutche Post Bank ne Rrugen Queen.
Ekspozita “ Kujtese dhe Peisazh” (Memory and Landscape) eshte paraqitja e tij me serioze gjer me tash.
Kujtese dhe Peisazh” (Memory and Landskape)
23 gjer me 25 Qershor 2006
Te Premten gjer te Dielen (1pm – 6pm) Te Henen (12pm – 4pm).
Galeria No2 ‘Nolias’
60 Great Suffolk Street,
SE1 0BL, Londer.
Mbaron ketu.